Çdo konflikt do ta kthente rajonin 100 vite pas, deklaroi sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një përmbledhjeje të përfundimeve të përbashkëta të një takimi me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov.
”Ne ramë dakord se është shumë e rëndësishme për të bërë gjithçka që mundemi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, theksoi ai.
”U përpoqa ta siguroj Borisovin se Serbia do të bënte gjithçka mundte për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, theksoi ai.
“Çdo konflikt do të na çonte 100 vite pas”, deklaroi Vuçiç.