osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

The Economist: Çfarë është më e keqja që mund të ndodhë?!

The Economist: Çfarë është më e keqja që mund të ndodhë?!

Bota duhet të mendojë më mirë për rreziqet katastrofike dhe ekzistenciale. Planet dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm janë gjithmonë një ide e mirë. Më 2 shtator 1859, C.F. Herbert, ishte duke kërkuar flori në Australinë Juglindore, kur pa diçka të jashtëzakonshme në qiellin e mbrëmjes, shkruan The Economist.

“Një skenë me një bukuri të papërshkrueshme, ku dritat e çdo ngjyre të imagjinueshme ndriçonin nga qiejt jugorë”, kujtonte ai më vonë. “Për racionalistët dhe panteistët, kjo ishte natyra në hijeshinë e saj më të lartë.

Ndërsa për supersticiozët dhe fanatikët, ato pamje ishin shenja të tmerrshme të paralajmërimit të Armagedonit dhe katastrofës përfundimtare”.

Ata që e interpretuan aurorën polare si kataklizëm, nuk ishin krejtësisht të gabuar: vetëm përpara kohës së tyre. Carrington, siç u quajt stuhia gjeomagnetike që vuri re Herberti, ishte rezultat i 100 milionë tonë grimcash me ngarkesë, të lëshuara nga Dielli disa orë më parë, duke u përplasur në magnetosferën e Tokës, një veshje mbrojtëse magnetike e krijuar nga rrymat në bërthamën e lëngët të planetit.

Efektet elektromagnetike të sulmit nuk prodhuan vetëm një shfaqje vërtet spektakolare të Dritave Jugore (dhe ato Veriore, të dukshme deri në vende si Kolumbia). Ato provokuan rryma të fuqishme në çdo përcjellës elektrik. Disa rrjete telegrafe dolën jashtë kontrollit, duke funksionuar pa pasur më nevojë për bateri për të prodhuar sinjale.

Efekte të tilla kishin rëndësi të vogël 20 vjet para shpikjes së llambës me dritë. Në botën e sotme, ku energjia elektrike është gjithnjë e më gjithëpërfshirëse dhe thelbësore, një “derdhje e masës koronale” (CME) aq e madhe sa ajo Carrington, mund të shkaktonte kaos në shumë aspekte. Rrymat e induktuara do të çrregullonin rrjetat elektrike. Satelitëve do t’u prishej qarku ose do të tërhiqeshin nga qielli, pasi atmosfera e jashtme, e fryrë nga energjia e stuhisë, do të ngrihej drejt tyre.

Është i debatueshëm fakti sesa të këqija mund të jenë efektet e një dukurie CME e nivelit të lartë. Disa thonë se një stuhi shumë e madhe do të ndërpriste energjinë elektrike në vende të ndryshme për disa orë, siç bëri një stuhi e moderuar në Kebek, në vitin 1989. Të tjerë parashikojnë një katastrofë të krahasueshme me fundin e botës. Sidoqoftë, nuk ka dyshim se bota do të zbulojë se cili ka të drejtë. Sipas fizikanëve që studiojnë diellin, shanset që një stuhi gjeomagnetike e nivelit Carrington të ndodhë në dhjetë vitet e ardhshme, janë rreth një në dhjetë. Herët a vonë, probabiliteti i njëshit do të vijë.

Stuhitë gjeomagnetike janë vetëm një nga disa ngjarjet e regjistruara në të dhënat historike dhe gjeologjike, që paraqesin kërcënime të nivelit katastrofik për botën. Pandemitë janë një tjetër kërcënim, shpërthimet gjigante vullkanike një tjetër. Duke parë se sa mirë – ose sa dobët – po përballen shtetet me vetëm një nga këto katastrofa, për të cilën kishin edhe përvojë paraprake, lind pyetja sesi mund të arrijnë të përballen me të tjerat.

Teknologjia luan një rol vendimtar në rreziqet që krijojnë ngjarje të tilla. Ajo mund të sjellë zgjidhje, siç mund të sjellë një vaksinë për një pandemi. Mund të sjellë edhe cenueshmëri, si në rastin e dëmtimit të rrjeteve elektrike nga stuhitë gjeomagnetike. Mund të sjellë gjithashtu rreziqe të reja. Më të dukshmet janë teknologjitë e djegies së brendshme dhe armëve bërthamore, të cilat kanë shkaktuar ngrohjen globale dhe luftërat katastrofike, duke shkatërruar mjedisin në një shkallë të paparë.

Është e mundur që në të ardhmen mund të na presin fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga teknologjia – dhe ato mund të jenë më serioze nga të gjitha, duke vënë në rrezik gjithë të ardhmen e njerëzimit.

Në një libër të botuar së fundmi me titull “Gremina”, Toby Ord nga Instituti mbi të Ardhmen e Njerëzimit në Universitetin e Oksfordit, e përcakton një rrezik ekzistencial si një rrezik që “kërcënon shkatërrimin e potencialit afatgjatë të njerëzimit”. Disa fatkeqësi natyrore mund të kualifikohen si të tilla.

Një shembull është ndikimi i asteroidit 10 km që shfarosi dinozaurët 66 milionë vjet më parë. Një shembull tjetër mund të jetë një shpërthim i rrezeve gama nga një “hipernovë” e afërt, që do të trondiste planetin.

Një “super shpërthim” vullkanik si ai në Yellowstone që mbuloi me hi gjysmën e Amerikës kontinentale 630,000 vjet më parë, nuk do të shuante racën njerëzore, por mund të çonte lehtësisht në fundin e civilizimit. Për fat të mirë, ngjarje të tilla janë shumë të rralla. Fakti që njerëzit ia kanë dalë mbanë përgjatë qindra mijë viteve të periudhës historike dhe parahistorike duke ruajtur potencialin e tyre afatgjatë, tregon se ngjarjet natyrore, të cilat do t’i jepnin fund gjithçkaje, nuk janë të zakonshme.

Mos ndiheni gjë me fat?

Për rreziqet teknologjike që ekzistojnë tashmë, si lufta bërthamore dhe efektet klimatike, nuk ka asnjë të dhënë historike që mund të na japë siguri, dhe zoti Ord argumenton se rreziqe të tilla kanë një shans më të lartë për t’u ngritur në nivelin e kërcënimit ekzistencial. Edhe më i lartë, sipas tij, është rreziku nga teknologjitë e ardhshme: armët e përparuara biologjike, të cilat, ndryshe nga produktet oportuniste të përzgjedhjes natyrore, janë krijuar posaçërisht për të qenë sa më shkatërruese të jetë e mundur; ose inteligjenca artificiale, e cila, qëllimisht ose rastësisht, mund të ndryshojë botën në mënyra që nuk i shërbejnë aspak interesave të krijuesit të saj.

Askush nuk mund t’i llogarisë rreziqe të tilla, por do të ishte marrëzi ta përcaktonim nivelin e rrezikut të tyre si zero. Zoti Ord mendon se pothuajse kushdo do të pranonte se në shekullin e ardhshëm, ekziston një rrezik i shkallës “të paktën një në 1.000” që inteligjenca artificiale të dalë jashtë kontrollit duke zhdukur plotësisht njerëzimin ose duke dëmtuar përgjithmonë potencialin e tij.

Ai del në përfundimin se, duke marrë parasysh të gjitha rreziqet e përmendura, shanset që njerëzimi të humbasë të ardhmen e tij përmes një fatkeqësie të tillë në 100 vitet e ardhshme, janë një në gjashtë. Sa probabiliteti në një rrotullim të zarit; apo në një rrotullim të karikatorit të revolverit.

Zoti Ord është pjesë e një lëvizjeje që i merr seriozisht hamendësime të tilla, duke pasur parasysh se humbjet janë tepër të larta. Akademikët që shqetësohen për rreziqet ekzistenciale (kjo tendencë mori formën e saj moderne kur filozofi suedez Nick Bostrom, themeloi Institutin mbi të Ardhmen e Njerëzimit, në vitin 2005), shpesh aplikojnë një version agnostik të utilitarizmit, që e sheh “potencialin afatgjatë të njerëzimit” si diçka shumë më madhështore sesa jeta e miliarda njerëzve në Tokë sot: me triliona jetë të lumtura me vlerë të barabartë, kanë potencialin për të jetuar gjatë mijëvjeçarëve që do të vijnë.

Prandaj, sipas kësaj logjike, veprimet që ndihmojnë qoftë edhe fare pak në ruajtjen e këtij potenciali, janë jashtëzakonisht të çmuara. Zoti Ord, një nga themeluesit e lëvizjes së “altruizmit efektiv”, e cila përkrah sjelljen e mbështetur në utilitarizmin e bazuar në prova, e sheh me shqetësim rrezikun ekzistencial, si pjesë e të njëjtit projekt.

Rreziqet që janë thjesht katastrofike, jo ekzistenciale, nuk janë zakonisht objekt i një filozofie të tillë. Ato janë më të përshtatshme për llogaritjet që praktikohen nga politika dhe pushteti. Marrim për shembull rrezikun e një sulmi bërthamor. Sipas gazetarit Ron Suskind, në nëntor 2001, Dick Cheney vuri në dukje se Amerika kishte nevojë për mënyra të reja për t’u përballur me ngjarjet “me probabilitet të ulët dhe ndikim të lartë”.

“Nëse ka një shans prej 1% që shkencëtarët pakistanezë po ndihmojnë Al-Kaedën për të ndërtuar ose për të zhvilluar një armë bërthamore”, tha zëvendëspresidenti, “ne duhet ta trajtojmë atë si një fakt të sigurt për sa i përket përgjigjes sonë”. Përgjigje të tilla përfshinin luftëra të reja, agjenci të reja qeveritare (Departamenti i Sigurisë së Brendshme) dhe kompetenca të reja ekzekutive, përfshirë mbikëqyrjen pa urdhër mandati.

Reagimi

Nëse çdo rreziku të perceptuar si 1% do t’i përgjigjeshim me një forcë të tillë, bota do të ishte një vend shumë i ndryshëm – dhe jo domosdoshmërisht më i sigurt. Por është e habitshme sesi shpërfillen pothuajse krejtësisht disa rreziqe të përmasave të ngjashme. Imagjinoni sikur zoti Cheney do të shqyrtonte mundësinë e humbjes së një qyteti gjatë një periudhe 20-vjeçare.

Çfarë tjetër e vë në një rrezik prej 1% vlerën njerëzore dhe kapitale të një qyteti, çdo disa dekada? Pikërisht rreziqet katastrofike që ndodhin çdo mijëvjeçar, duke kërcënuar humbjen e miliona jetëve dhe triliona kostove. Ndoshta ato duhet të trajtohen në mënyrë po aq serioze. Siç thotë Rumtin Sepasspour nga Qendra për Studimin e Rrezikut Ekzistencial në Universitetin e Kembrixhit: “Qeveritë duhet të mendojnë për sigurinë si vetëm një kategori rreziku”.

Ngjarjet si Carrington janë një shembull i mirë. Efekti më shkatërrues që do të shkaktonte një CME tepër e madhe, do të ishte dëmtimi i transformatorëve në rrjetet elektrike: makineri gjigante, të ndërtuara enkas për të ulur tensionin midis rrjetit të transmetimit me rreze të gjatë dhe rrjetit shpërndarës, që përhap energji elektrike me tension më të ulët në shtëpi, biznese dhe spitale.

Rrymat e larta të induktuara mund të dëmtojnë disa prej këtyre transformatorëve në mënyrë të përhershme. Për shkak se zakonisht duhen 6 deri në 12 muaj për të prodhuar një transformator zëvendësues – dhe vetëm disa vende e kanë kapacitetin industrial për t’i bërë ato – kjo mund t’i dëmtonte rrjetet elektrike për një kohë të caktuar. “Nëse humb në të njëjtën kohë aftësinë për të pompuar ujë, për të pompuar karburant dhe për të komunikuar, shumë shpejt hyn në një territor që nuk është eksploruar kurrë më parë”, thotë Dan Baker, drejtori i Laboratorit për Fizikën Atmosferike dhe Hapësinore në Universitetin e Kolorados, Boulder.

Ruajtja e transformatorëve rezervë mund të ndihmojë në zbutjen e disa prej këtyre problemeve. Por transformatorët e mëdhenj nuk janë artikuj dosido. “Ata nuk mund të ruhen në ndonjë depo të madhe, gati për përdorim”, thotë zoti Baker. Pajisjet lokale si gjeneratorët rezervë, gjithashtu mund të jenë të dobishëm. Megjithatë, zoti Baker nuk është i sigurt se po investohet mjaftueshëm për to.

Ndikim i papritur

Në përgjithësi, shkencëtarët dhe politikanët që mendojnë për këto gjëra dyshojnë se operatorët e rrjetit nuk janë aq të përgatitur sa duhet për një stuhi të nivelit Carrington. Por disa shohin përparim. William Murtagh, i cili punon në Qendrën e Parashikimit të Motit Hapësinor në Boulder, thotë se politika amerikane për motin hapësinor ka përparuar shumë, deri në pikën kur në Kongres po paraqiten propozime me nismën e të dyja palëve dhe operatorëve të rrjetit po u kërkohet të certifikojnë voltët e tepërt që mund të përballojnë sistemet e tyre.

Amerika, të paktën, ka një plan konkret: “Strategjia kombëtare e motit hapësinor dhe plani i veprimit”, i publikuar në mars 2019. Ajo gjithashtu ka një sistem për paralajmërimin e hershëm. Administrata Kombëtare e Oqeanografisë dhe Atmosferës, që drejton qendrën e motit hapësinor në Boulder, drejton gjithashtu një satelit të quajtur DSCOVR. Ky i fundit nuk kryen orbitë drejt Tokës, por rrotullohet rreth një pike në një vijë midis Tokës dhe Diellit – një pikë rreth 1.5 milionë kilometra larg Tokës, ku tërheqjet gravitacionale të dy trupave ekuilibrojnë njëra-tjetrën.

Konceptuar kryesisht si një mënyrë për të përfituar pamjen e Tokës që rrotullohet nën ndriçimin e përhershëm të rrezeve të diellit, DSCOVR gjithashtu mat edhe rrjedhën e grimcave që vijnë nga Dielli. Kështu, kur të vijë një stuhi grimcash, operatorët e satelitit në Boulder do të njoftohen për afrimin e saj nga DSCOVR, 15 minuta deri në një orë përpara se tufa e grimcave të godasë magnetosferën, në varësi të shpejtësisë së saj.

Nuk ka shumë plane që parashikojnë se çfarë duhet bërë në përgjigje të një shpërthimi vullkanik aq të madh sa do të ftohte dhe thante klimën në të gjithë botën, siç qe shpërthimi i Tamboras, një vullkan në Indonezi, në vitin 1815. Fakti që grimcat stratosferike të sulfatit, që sjellin një ftohje të tillë, lënë një mbetje të dallueshme në akullnajat dhe fletët e akullit, tregon sa të shpeshta janë këto shpërthime (shiko grafikun 1). Por nuk ka asnjë model që mund të na tregojë se kur mund të ndodhë një tjetër.

Nëpërmjet monitorimit të kujdesshëm të vullkaneve të botës, përfshirë ato që janë të fjetura, mund të zbulohet nëse ndonjëri ka të ngjarë të shpërthejë masivisht. Edhe këtu, satelitët mund të luajnë një rol kryesor. Një teknikë e quajtur interferometria e radarit, bën të mundur që të dallohet se kur nisin të deformohen malet si rezultat i trysnisë së grumbullimit të magmës poshtë dhe brenda tyre. Shkencëtarët në Universitetin e Bristolit po përdorin të dhëna të tilla nga shpërthimet e kaluara për të trajnuar sistemet e makinerive se si të dallojnë shpërthimet e ardhshme. Shpërthimet shumë të mëdha duhet të jenë mjaft të lehta për t’u parashikuar, por efektet e pritshme janë të vështira për t’u konstatuar paraprakisht.

Ekzistojnë gjithashtu projekte të posaçme që kërkojnë asteroide potencialisht të rrezikshme. Sidoqoftë, këtu kërcënimi nuk është i njëjtë si më parë. Kur njerëzit filluan të shqetësohen për ndikimet e asteroidëve në vitet 1980, fokusi ishte në ngjarje më të vogla se vrasja e dinozaurëve (një ndodhi tepër e rrallë për t’u shqetësuar), por ende mjaft të mëdha për të prishur klimën në një nivel të ngjashëm ndikimi me atë të një shpërthimi vullkanik shumë të madh, duke shkaktuar kështu dëme në të gjithë botën, jo thjesht duke goditur ndonjë pjesë të rastësishme dhe ndoshta të banuar me pakicë të sipërfaqes së planetit.

Modelet teorike të popullimit të objekteve pranë Tokës, tregonin se mund të ekzistojnë rreth 1000 të tilla ose mjaftueshëm për të shkaktuar shkatërrime të këtij lloji, nga të cilat vetëm rreth njëqind ishin zbuluar. Falë studimeve të mëvonshme janë gjetur shumica e pjesës tjetër, dhe për momentin, të gjithë këta trupa qiellorë po mbajnë një distancë të sigurt. Të dhënat e vitit 2019, treguan se vetëm 43 objekte pranë Tokës me aftësinë potenciale për të ndryshuar klimën, nuk janë zbuluar ende, sipas Alan Harris nga MoreData!, një kompani kërkimore.

Ndërsa shqetësimi për asteroidet e mëdhenj është ulur, interesi për të zbuluar më të vegjlit është rritur – si dhe nevoja për t’i zmbrapsur ata mënjanë. Vitin e ardhshëm, Amerika do të nisë një mision hapësinor të quajtur DART (Double Asteroid Redirection Test), i cili do të ndryshojë orbitën e një asteroidi të vogël që rrotullohet rreth një asteroidi më të madh, duke demonstruar kështu hapin e parë drejt një aftësie “mbrojtjeje planetare”. Kjo është një ide emocionuese dhe dramatike.

Por nëse qëllimi juaj do të ishte financimi i mënyrave për uljen e numrit të vdekjeve nga katastrofat e ardhshme, me siguri ky projekt nuk do t’ju dukej si një shfrytëzim i mirë i 300 milionë dollarëve. Investimi në sistemet e paralajmërimit të hershëm për pandemitë duket një ide shumë më e mirë.

Çdo rrugë e mundur

Është e mundur të imagjinohen sisteme më të mira për paralajmërimin e hershëm ndaj pandemive, stuhive diellore dhe shpërthimeve vullkanike, si dhe planet e parashikuara me kujdes që do të përdornin këto njohuri për të ulur rrezikun. Po të këqijat e tjera?
Rreziqet ekzistuese antropogjene janë adresuar tashmë mjaft mirë. Ekzistojnë aspekte të ndryshimit të klimës që mund dhe duhet të monitorohen më mirë – për shembull, burimet e metanit dhe ndryshimet në lagështinë e tokës – por kjo temë nuk studiohet mjaftueshëm.

E kërkon vetë natyra e armëve bërthamore, që zotëruesit e saj, të kalojnë një kohë të gjatë, duke monitoruar kapacitetet dhe qëllimet e njëri-tjetrit. Ndërsa për ata që përpiqen të zhvillojnë armë bërthamore fshehurazi, Organizata e Traktatit për Ndalimin e Plotë të Provave Bërthamore, operon një rrjet jashtëzakonisht të gjerë të stacioneve të monitorimit, që bashkon sizmometra, sensorë radioizotopikë dhe detektorë të valëve të tingullit me frekuencë të ulët, gjë që e bën të pamundur krijimin e një arme bërthamore të çdo madhësie, pa u zbuluar në mënyrë efektive.

Rreziqet që nuk ekzistojnë ende, por mund të ndodhin së shpejti, paraqesin një problem edhe më të vështirë. Perspektiva e biologjisë sintetike, që prodhon armë të përparuara biologjike, është një objektiv i përshtatshëm për metodat tradicionale të inteligjencës, së bashku me llojin e monitorimit që mund të përdoret për të zbuluar patogjenë natyrorë të rinj.

Masa kundërvepruese mund të lindin nga qasjet e “mjekësisë precize”, mbështetur në terapitë e platformave, të cilat mund të riprogramohen për sëmundje të ndryshme. Sidoqoftë, sistemet e inteligjencës artificiale vdekjeprurëse, janë një problem i ndryshëm. Sistemet e sotme të inteligjencës artificiale, sado të fuqishme që janë në njohjen e modeleve, janë shqetësuese vetëm kur njerëzit i përdorin ato në mënyra shqetësuese; në vetvete ato nuk janë më të rrezikshme, apo të ndërgjegjshme, sesa një koleksion pullash.

Por kjo mund të ndryshojë. Shumica e ekspertëve të fushës mendojnë se një ditë, sistemet e inteligjencës artificiale do të jenë në gjendje të rivalizojnë seriozisht njerëzit. Por pikëpamjet e tyre se kur do të ndodhë një gjë e tillë, ndryshojnë shumë (shiko grafikun 2). Kjo mospërputhje nuk do të thotë se nuk do të shfaqet asnjë kërcënim. Thjesht tregon se askush nuk e di se si do të jetë ai.

Si fushë dhe si kërcënim, inteligjenca artificiale, ashtu si biologjia sintetike, ka avantazhin që ka lindur nga një kulturë e hapur akademike. Ekspertët e saj praktikues u shmangen botimeve dhe diskutimeve të mbyllura. Kjo të paktën lehtëson monitorimin e të dyja fushave.

Marrja seriozisht e rreziqeve të tilla nuk do të jetë e lehtë. Ajo është në njëfarë pike, në kundërshtim me natyrën njerëzore. Njerëzit supozojnë se e ardhmja do të jetë si e shkuara; ata përgatiten për gjërat me të cilat kanë përvojë. Zoti Murtagh thotë se operatorët e rrjetit në latitudë të lartë i marrin stuhitë diellore më seriozisht se të tjerët, për shkak të përvojave si ajo në Kebek, në vitin 1989. Vendet e goditura fort nga virusi SARS, në përgjithësi e kanë përballuar më mirë Covid-19 sesa vendet që nuk kanë përjetuar ndonjëherë pandemi. Kur bëhet fjalë për një katastrofë krejt të re, askush nuk do ta ketë si pikë mbështetëse këtë përvojë me rëndësi thelbësore.

Megjithatë, aty ku mungon përvoja, ndonjëherë mund të plotësojnë boshllëkun shkenca dhe imagjinata. Njerëzit shpesh e shikojnë të ardhmen me të njëjtin sy si miqtë supersticiozë dhe fanatikë të Herbertit gjatë stuhisë Carrington, të cilët shihnin me ngulm qiellin e çuditshëm, të pushtuar nga “parandjenja të tmerrshme”. Por ajo mund të shihet edhe në mënyra të tjera. Ju nuk keni pse të besoni që triliona njerëz do të jetojnë përgjithmonë një jetë të mirë. Mjafton të dini se në të ardhmen, mund të ndodhin gjëra për të cilat duhet të jemi të përgatitur dhe se ia vlen të mbrohemi nga ato kërcënime që duken të arsyeshme.