Një vit pa Fatmir Frashërin, legjendën e Tiranës dhe të futbollit shqiptar. Një nga tribunat e “Air Albania Stadium” mban emrin e tij, ndërkohë që sot e përkujtojnë miq e të afërm. Sigurisht ai u mungon shumë tifozëve, sidomos atyre të Tiranës. Kjo datë nuk i ka shpëtuar as kryeministrit Edi Rama, i cili ka zbuluar edhe disa anë të tjera të Fatmir Frashërit, përmes një postimi të bërë në faqen e tij në “Facebook”.
“FATMIR FRASHËRI ishte një ndër legjendat e “Tironës” që asokohe quhej “17 Nëntori”. Rasti e solli ta njihja personalisht shumë më vonë se sa koha e largët, kur mbante shiritin e kapitenit në mes të gardhit mbrojtës të skuadrës së tironsave”, nis postimi i Ramës.
Më tej ai shton: “E takova një ditë në studion e mikut tonë të përbashkët, piktorit Ramadan Karanxha, ku dëgjuam muzikë klasike në gramafonin heroik të Danes dhe profesori i fushës së blertë fliste me pasion për violinistin e famshëm Yehudi Menuhin!
Qysh atëherë u takuam në kohë të ndryshme deri vonë – mora prej tij këshilla të vyera për stërvitjet e forcës, kur luaja me skuadrën e parë të Dinamos, ndërkohë që profesori ishte trajneri i futbollit dinamovit dhe takohesha gjithnjë me kënaqësi me të tek godina e klubit. Ishte një xhentëllmen i vërtetë!
Mbetet në kujtesën time si një personazh i veçantë i botës së sportit shqiptar, një ndër anglishtfolësit e rrallë të kohës së izolimit nga bota, njeri studioz dhe i apasionuar pas muzikës klasike, letërsisë, pikturës e historisë, përveçse pas futbollit të cilit i kushtoi tërë jetën e tij profesionale.
Ai u nda nga jeta si sot një vit më parë, duke lënë gjurmën e tij të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar, në kujtesën e tifozëve të “17 Nëntorit” e të Kombëtares kuqezi, të lojtarëve të shumtë që stërviti me diturinë e tij të spikatur dhe të miqve që patën fatin ta njohin nga afër”.
Rasti e solli ta njihja personalisht shumë më vonë se sa koha e largët, kur mbante shiritin e kapitenit në mes të gardhit mbrojtës të skuadrës së tironsave. E takova një ditë në studion e mikut tonë të përbashkët, piktorit Ramadan Karanxha, ku dëgjuam muzikë klasike në gramafonin heroik të Danes dhe profesori i fushës së blertë fliste me pasion për violinistin e famshëm Yehudi Menuhin…
See More