osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndërtohet skena, autorët qëlluan 28-vjeçarin nga një makinë. Detaji që mund t’i çojë drejt kapjes

Ndërtohet skena, autorët qëlluan 28-vjeçarin nga një makinë. Detaji që mund t’i çojë drejt kapjes

Në një rrugicë disi të fshehtë që lidhet me rrugën “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio, shumë pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Mario Majollari u qëllua me pistoletë duke gjetur vdekjen në vend. Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar hetuesve që kanë kryer veprimet e para në vendin e ngjarjes, sjell një skemë të skenës së vrasjes për “BalkanWeb”.

Mësohet se 28-vjeçari Majollari ka qenë duke ecur më këmbë në rrugicën gati të pandriçuar mes dy pallateve kur persona të paidentifikuar janë afruar dhe kanë qëlluar nga një makinë, pa zbritur nga ajo. Pasi e kanë qëlluar disa herë, autorët janë larguar me shpejtësi. Sipas dëshmitarëve, mjeti i atentatorëve u largua drejt Tufinës, e duket se kjo gjë mund ta ndihmojë policinë për japjen e tyre.

Kalimtarë të rastit dhe banorë të zonës kanë dëgjuar të shtënat dhe më pas kanë konstatuar viktimën dhe kanë njoftuar policinë, e cila ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve.

Deri tani janë disa persona të shoqëruar, por nuk dihet nëse ndërmjet tyre ka të dyshuar. Mario Majollari dyshohet se u vra për hakmarrje, pasi babai i tij është dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy personave në vitin 2000. Madje për këtë qëllim para 3 vjetësh 28-vjeçari kishte kërkuar azil në Suedi pasi ndihej i rrezikuar, por iu refuzua dhe u kthye në Tiranë.