Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit në Tiranë, Presidenti Hashim Thaçi u nis menjëherë drejt Kosovës.
Ai u rikthye në atdhe pas 4 ditë marrje në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë pas aktakuzave për krime lufte. Në Kosovë ai u prit si hero.
Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Ai ka publikuar pamje nga pritja që i është bërë Thaçit në shesh.
“E thash 1 muaj më parë:
Gjykata ose të shpall fajtor, ose të shpall hero!
Nuk më besuat ????
(Foto: Hashim Thaçi pritet në shesh …….)”, shkruan Spahiu.
KLujtojmë se Thaçi do të flas sonte për katër ditët e intervistimit në Hagë.