Dje, pjesa e shumicës së Kuvendit të Shqipërisë në Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ndryshe nga çfarë prisnin shqiptarët e përvëluar për drejtësi dhe për moral në politikë, bëri gjestin më të pakuptimtë, më antiligjor dhe madje më të pistë, nga sa paraqiti në projekt raportin e tij.
Në thelb u tha se Ilir Meta e ka shkelur rëndë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të dy episodet që akuzohet prej 55 deputetëve, por këto shkelje nuk janë të natyrës që të passjellin shkarkimin e Presidentit! Nëse një fshatar, fakir fukara, do të shkelte një ligj të thjesht të Kodit Penal, bie fjala do kalonte në mënyrë të paligjshme një sirian në kufi, minimumi do bënte 5 vjet burg!
Ndërsa Presidenti i Republikës, megjithëse anulon në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës datën e zgjedhjeve lokale, megjithëse u heq të drejtën qytetarëve shqiptarë për të votuar, megjithëse u heq shqiptarëve të drejtën kushtetuese për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshilltarët vendorë që do t’i qeverisin vetëm me mandate të përcaktuar me Kushtetutë vetëm për 4 vjet, megjithëse nxiti një përplasje kriminale me zjarrëvënie kundër institucioneve dhe me plagosjen e dhjetëra policëve, megjithëse u bë shkak që sabotoi votimet e 30 qershorit 2019, sepse afro 30 për qind e shqiptarëve nuk dolën në votim nga amullia e qëllimshme antikushtetuese që krijoi Ilir Meta President, jo vetëm që nuk arrestohet dhe nuk futet në burg, por edhe nuk shkarkohet nga posti i lartë që mban, për fatin e keq, pa asnjë lloj merite.
Komisioni Hetimor për Shkarkimin e Ilir Metës si President nuk ka pse merr atributet e Gjykatës Kushtetuese. Ky Komision, nëse gjeti shkelje të rënda të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë prej Ilir Metës, i kërkon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë shkarkimin e Presidentit.
Kuvendi i Shqipërisë, nëse e ka numrin përkatës të votave, e shkarkon Presidentin e Republikës sepse u rezultaoi që kërkesa e 55 deputetëve është ligjore, pasi ju gjetën Presidentit shkeljet e rënda të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese është organi i vetëm dhe vendimtar për të përcaktuar nëse këto shkelje të Kushtetutës janë aq të rënda sa të çojnë në shkarkimin e Presidentit të Republikës, ose jo…
Qëndrimi i një pjese të Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit të Republikës ka krijuar te elektorati i Partisë Socialiste dhe aleatët e saj “Për Shqipërinë Europiane” pështjellimin se mazhoranca socialist do të lërë qeverisjen në zgjedhjet e vitit 2021, dhe meqënëse Opozita që është në ditët e saj më të zeza në këto 30 vite, me Lulëzim Bashën të provuar si Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe i dështuar turpësisht, mbajnë këtë qëndrim prej palaçoje, thjeshtë dhe vetëm që një pjesë e ndjeshme e elektoratit të majtë, të mos dalin fare në zgjedhje!
Vetëm me këtë strategji të turpshme, mund të fitoj me brekë nëpërkëmb partitë e Saliut, të Lulëzim Bashës, të Ilir e Monika Kryemadhit, të Fatmir Mediut dhe Nard Nokës… O TEMPORA, O MORES…!!!