Në kohën që në Tiranë do të mblidhet Këshilli Politik për hapjen e listave dhe koalicionet, Lulzim Basha do të niset për në Kosovë. Tepër e uditshme kjo vizitë e Lulit ditën e hënë për një vizitë në Prishtinë me ftesë të kryeministrit Hoti, që pak javë më parë ishte në Tiranë.
Askush nuk e kupton këtë vizitë urgjente kur Luli Basha nuk përfaqëson askënd përve karrigen e uzurpuar të një kryetari partie opozitare.
Ndërsa Edi Rama deklaroi mbledhjen e përbashkët për përfundimin dhe votimin e reformës zgjedhore Luli ka ikur të fshihet në dhomat e LDK për të folur për… asgjë, kur në fakt duhet të jap llogari para kosovarëve, për çfarë u ka bërë dhe parat që ka vjedhur, duke ardhur në Shqipëri si përkthyes i kaskave blu por… milioner
Lulzim Basha nuk pranoi që të ishte vetë pjesë e tryezës së Këshillit Politik duke dërguar atje Gazment Bardhin, a thua se është e rëndësishme
vajtja e tij në Kosovë dhe kosovarë nuk mund të presin fytyren e tij më vonë. Kjo treegon se sa i papërgjegjshëm është, por edhe sa i pafytyrë, që guxon dhe ikën në vendin që i ka bërë gjëmën… si i mirpritur, ndryshe nga Edi Rama që do të jetë vetë i pranishëm me autoritetin e kryeministrit të vendit. / Ekskluzive.al