Vrasja e 28-vjeçarit Marjo Majollari sot ne mbremje ne Tirane, ka lidhje me një ngjarje të ndodhur disa vite më parë nga babai i tij.
Sipas burimeve nga Policia, babai i Marjos në vitin 2000 ka bërë një vrasje dhe është duke vuajtur dënimin përjetë. Babai i tij është arrestuar në vitin 2014 për veprën penale vrasje me paramendim.
Njoftim i policisë për arrestimin e Avni Majollarit
Sipas policisë, rreth orës 00:15, në rrugën “Ibrahim Brahja” në Tiranë, nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit është bërë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar Avni Xhemal Majallari, 44 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Majallari ishte dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim.
Shtetasi shqiptarë në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt. Gjatë momentit të kapjes, shtetasi Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku pas kontrollit të imtësishëm në banesës ju gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshëm fishekësh e municionesh.