Trendi më i ri në rrugët e Tiranës është reklamimi i mjeteve të shtrenjta që kapin vëmendjen e çdo vajze që kalon.
Djemtë pas xhamit të këtyre makinave luksoze janë ose biznesmenë ose pasanikë të rinj të kryeqytetit.
Xhirimi i gomave nga ata që u pëlqen shpejtësia dhe vëmendja e shikuesve ka ndodhur këtë radhë tek bulevardi tek “ish-Stacioni i Trenit”.
Policia ka ndjekur në çdo hap të vetmen “luleshtrydhe” që ka Tirana, një “super bishë” luksoze “Mercedes Benz E-Class AMG” i vitit 2017, në ngjyrë të kuqe me vlerë mbi 100 mijë euro.
Pronarë të makinës janë Lindi Dedaj dhe Olti Dedaj. Kushërinjtë që vijnë nga një familje e fuqishme në Kukës dhe zotërojnë një nga fabrikat më të mëdha të pijeve energjike.
Zona VIP është e preferuara e djemve në çdo klub të kryeqytetit ku paratë derdhen lumë.