Një 22-vjeçare e cila ishte e dashura e një shpërndarësi droge, ka “tradhtuar partnerin e saj teksa ka ndihmuar policinë që të arrestojnë këtë të fundit.
Arrestimi i tij erdhi si pasojë e postimeve të shumta në rrjetet sociale nga ana e Emily Lock, ku zbulonte stilin luksoz të jetës së tyre.
22-vjeçarja nga Uellsi, e cila fitonte më pak se 10 mijë paund duke punuar në supermarket, postonte foto në “Instagram” me rroba të shtrenjta e këpucë të dizenjuesve të famshëm, si dhe pushime ekstravagante.
Sipas mediave vendase, së bashku me të dashurin e saj, trafikantin e kokainës Mark Price, studentja e drejtësisë shfaqte online një stil jetese si ai i “Kim Kardashian”.
Ndërkohë 27-vjeçari kishte deklaruar se punonte si ndërtues pavarësisht se mund të përballonte të blinte një “Audi RS4”.
Pas arrestimit, Price u dënua me shtatë vite burg, ndërsa Emily me 15 muaj pasi pranoi përvetësimin e pasurive kriminale.