Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm gjatë inaugurimit të bypass-i të Tepelenës.
Rama thotë se kjo rrugë ishte trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, ndërsa sot segmenti lidh dy segmente të rëndësishme rrugore.
Gjithashtu shefi i qeverisë shrehet se ky segment ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike
“Hapet bypass-i i Tepelenës, një vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes.
I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike”- shkruan Rama teksa poston videon.
blob:https://www.facebook.com/d32a7cc5-0f48-4def-b058-98d7be283fef