Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar ditën e sotme punimet në Bypass-in e Tepelenës.
Rama e ka konsideruar një vepër të rëndësishme t infrastrukturës kombëtare vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes.
Ndërkohë Rama ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi i cili prezantoi ecurinë e punimeve.
Peçi tha se Kalaja ka qenë e bllokuar dhe tashmë po zhbllokohet nga të gjitha zaptimet e panevojshme. “Vitin tjetër besoj Tepelena lidhet me bregun e detit me 80 km”, u shpreh ai, ndërsa fton kryeministrin të shohë punimet.
Ndërkohë kryeministri Rama tha se i ka parë inspektimet në kala, ndërsa Peçi i përgjigjet me të njëjtën shprehje të cilën kryeministri e ka përdoruar në shumë debate politike.
Peçi: “S’keni parë gjë akoma”
Rama: S’kam parë gjë akoma, e!