Presidenti Ilir Meta është vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale. Por jo vetëm kaq, kreu i shtetit tërheq vëmendjen me postimit që zgjedh të ndajë me ndjekësit e tij.
Të njëjtën gjë, Meta ka bërë edhe së fundmi. Meta ka publikuar një foto në Facebook. “Me Charlin”, shkruan Presidenti, ndërsa pranë tij shfaqet qeni i bardhë.
Por këto pamje janë pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.
Ata i kujtojnë gjendjen e popullit shqiptar dhe sjelljen e presidentit në të tilla situata.