Situata mes Greqisë dhe Turqisë agravohet çdo ditë e më tepër dhe kjo gjë raportohet edhe nëpër mediat lokale.
Së fundi, sipas mediave në Athinë, një tjetër incident u regjistrua mbrëmjen e djeshme.
Ministria Greke e Mbrojtjes ka dalë në deklaratë ku thuhet se rreth orës 22. 30 minuta me orën lokale, një helikopter turk ka fluturuar mbi ishullin grek Ro.
Sipas kësaj ministrie, helikopteri ka qenë i rojës bregdetare turke dhe ka kryer fluturime të ulëta 300 metra mbi ishull.
Pasi e kanë identifikuar autoritetet greke, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe helikopteri është larguar menjëherë.