Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë.
Ngjarja tragjike ndodhi këtë të martë, në një sherr të ndodhur në stacionin e autobusëve në Suharekë të Prizrenit, Kosovë. Ndërsa një 18-vjeçar është plagosur rëndë dhe po merr mjekim në spitalin e Prizrenit.
Policia lokale njoftoi se janë vënë në pranga tre persona, 15, 16 dhe 17 vjeç nga Duhla, të cilët, sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, kanë sulmuar dy personat e sipërpërmendur.
Njëri prej tyre, B.Muharremaj, sipas medieve lokale: djalë i vetëm dhe i afërm me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremin, ndërroi jetë. Ai u dërgua në spital pa shenja jete, bëri të ditur në një njoftim spitali i Prizrenit.
Sipas të njëjtave burime, se kjo ngjarje tragjike ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme që kanë pasur viktimat me të dyshuarit.