Gjatë komunikimit të vendimit për listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme elektorale, kryeministri Rama u pyet nëse kjo lëvizje mund të prodhojë sërish një krizë politike.
Jo vetëm kaq por një ndër gazetarët e pranishëm e pyeti kryeministrin: A po i bëni listat sepse vërtetë për qytetarët apo se Edi Rama do bëhet mbret?
“ Ou pse? I japim qytetarëve më shumë pushtet, nuk bëhet Edi Rama mbret. Është më shumë politikë sesa shërbim ndaj të vërtetës dhe ndaj vendit. Unë nuk dua që PS të humbi. Nuk ka njeri që e kërkon të punojë që PS të humbasë.
Unë s’jam i gatshëm të punoj që të bëjmë gjithçka që të humbasim. Ky nuk është ndryshim i rregullave të lojës. Rregullat e lojës janë të gjitha të shkruara në marrëveshje. Ky është ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumë se çfarë janë deri më sot. E përsëris edhe njëherë. Kush kërkon alibi për të krijuar situata konflikti, e keni parë që nuk e ka zor. Nuk jam këtu për të menaxhuar problemet politike dhe psikologjike të askujt. Është forca që i përgjigjet interesave të qytetarëve më mirë se askush tjetër, dhe krijohet ideja se kush bërtet më shumë ka më shumë të drejtë të trajtohet me përkëdheli.
Kemi lëshuar gjithçka po iu them. Se u bë ky 5 qershori sikur…Kurrë nuk do të pranoja unë që administrata sot të jetë politike. Por ishte pengesa e madhe për të realizuar marrëveshjen dhe thamë ok. Nuk ekziston që njëra palë i merr të gjitha. Ju shihni një opozitë, unë shoh dy. Me një kemi gjithmonë problemin që të mos vrasi veten, me një kemi edhe një vit punë. Kështu që respekt për ata që janë jashtë. Minimalisht respekt i barabartë.”, iu përgjigj kryeministri Rama.