Nga Anri Bala
Pothuajse të gjithë ato që e njohin politikën, e dinë mirë që politika është lojë poker për lojtarë dhe jo argëtim për ushtarë, që rastësisht gjenden në tavolinë dhe pa e kuptuar arrijnë të japin dhe mendime, sugjerime, madje edhe urdhëra, për të na bindur, se si fitohet loja.
Kështu ndodhi sot, me politqenët shqiptarë që lehin e lehin, bëjnë dasmë, me dhe pa aheng, e pasi u çahet lodra, u shurroset dhe nusja në kalë dhe dasma mbyllet.
Pas shumë lehjesh e kërcënimesh, sot më në fund u zgjuan nga ëndrra e pushtetmarrjes me ligjin e pushtetvjedhjes kolektive. Po çfarë është ligji i pushtetvjedhjes kolektive ligjore?! Përse opozita parlamentare u lodh dhe u betua, se kurrë nuk do të votonte listat e mbyllura dhe përse Edi Rama i la qenqafirët e opozitës së rrugës, që të gëzonin e këndonin dhe në fund të ulërasin e të shajnë kalin, se vrau Rexhën dhe u prishi dasmën.
Jo vetëm që po ulërasin, por po hiqen sikur pushtetin ua kishte ofruar vetë Rama, ku Luli Basha do bëhej kryeministër dhe Rama President, a thua se mijëra votues e kishin emrin Edi Rama, Luli Basha, Monika Kryemadhi e gjithëfarë mashtruesi, që gëzohet se do i falin pushtetin e humbur, që nuk e ka askush të tijin, përveç sovranit… popull.
Rrezikzinjtë, tani i harruan çfarë thanë dhe çfarë bënë, ndaj e shikojnë veten të prerë në besë për 5 Qershorin. Ndoshta, ka dhe të vërteta në këtë mes, por kush u pre në besë… ta pabesët?! Askush nuk duhet të mendoj, se duhet të pritej në besë populli, i cili kërkonte me ngulm që përfaqësuesit e tij, t’i zgjedhi vetë dhe jo qesja e ndyrë mbi peshoren e prishur të “moralistëve politik”, nga anësia e rryshfetit dhe e buxhetit të hallexhiut … kandidat përfaqësues të popullit.
Edi Rama me të drejtë apo me të shtrembër, me dëshirë apo jo, e pranoi publikisht hapjen e listave, me arsyetimin se nuk mundej kurrë të mos pranonte një kërkesë popullore. Ndërsa 5 qershoristët, ulurisnin se ai kishte frikë! Krejt papritur i kapi paniku, pasi u zgjuan, sepse jo vetëm që nuk kanë asnjë shans të ndryshojnë gjë, pas këtij vendimi, por sapo ndoqën t’i shembej koalicioni mish-mashit të qenqafirëve të bashkuar, ku Republikani puthet me Legalistin, Çami i persekutuar flirton me Zervistin e mallkuar, Demokrati i kapitalit me socialistin e socializmit kapitalist, Ballisti me LSI-stin komunist, në një biogami të përçudnuar, që nuk gjendet askund në botë.
Rama i’a prishi dasmën, duke u a çarë lodrën e fitores, sepse listat e hapura përfundimisht të çojnë në heqjen e koalicineve parazgjedhore, ku vërtet partia mund të bëjë koalicion, por është i pamundur rezultati, sepse kush do ishte pjesë e koalicionit… deputeti fitues, apo partia që nuk e ka futur deputetin në listën e parafirmosur në koalicion.
Koalicioni parazgjedhor është një pushtetvjedhje ligjore, ku vota e demokratit të djathtë bashkohet me votën e LSI-stit të majtë, kur ata nuk kanë asnjë lidhje me programet e tyre dhe për ata njerëz që parfaqësojnë, apo bashkimi i votës së çamëve, që kërkojnë dheun e të parëve të tyre, me votën e PBDNJ-së që nuk është ngopur me ato që i kanë rrëmbyer grekët Shqipërisë.
Të gjithë sëbashku, në një aleancë ndyrësirash, të bërë bashkë për kocka pushteti. Turpi më i madh shqiptarë është kjo bandë, që quhet opozitë e bashkuar e jo lypsa pushteti, të qorruar pa moral, pa ideal dhe të paturp, kur flasin në emër të popullit… pa ngjyrë. Përfundimisht, me hapjen e listave qenqafirëve u ngeli trasta varur e ëndrrës së pushtetvjedhjes./Ekskluzive.al