Kot nuk themi se Shqipëria është vendi i çudirave. Këtë e tregojnë më së miri politikanët tanë.
Ndërkohë që demokratët bërtasin dhe dalin në protestë kundër rritjes së taksave, madje këkrojnë nga bizneset që mos ti paguajnë ato dhe të krijojnë mosbindje civile, deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka dalë pro Erion Veliajt.
I ftuar në Vizion Plus për të diskutuar për biznesin dhe nivelin e taksave në Shqipëri, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho ka vlerësuar dje kryebashkiakun Veliaj për miradministrimin e të ardhurave të qytetit dhe ka kërkuar që ky model të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera në Shqipëri.
“Banesat para ‘93 tatohen më pak, pas ‘93 tatohen diçka më shumë. Kjo është e ndarë sipas zonave. Pra sistemi është vleror, vetëm masa e vlerës, Kjo taksë nuk mblidhet më shumë se 30 për qind.
Pra, ajo që duhet të bëjmë ne është të mos rrisim taksën, por të përmirësojmë administrimin. Shumë mirë u bë në Tiranë që u fut me faturën e ujit, dhe po mblidhet.
Të shtrihet kjo dhe në bashkitë e tjera. Dhe të mblidhet ky nivel që është sot, që i përgjigjet nivelit ekonomik të familjeve shqiptare”, u shpreh Edmond Spaho, kryetar i grupit parlamentar të PD.