Deklarata e Lulit se ai është babai i PD, ka nxitur shumë debate mes fansave të Karminës, pasi ata njohin Doktorin për baba të PD, kurse Lulin e kanë konsideruar dhëndër brenda.
Deklarata e Lulit i ka trazuar ujërat.
Analisti Qim Peka u dha këtë shpjegim:
“Lëvizja e fundit e Lulit ka lidhje me strategjinë e Trumpit për fitore në zgjedhjet e nëntorit, duke u paraqitur si baba i Amerikës.
Nga ana tjetër, këtë tentoi ta kopjojë dhe Edi Rama gjatë pandemisë, kur donte të hiqej si babai i kombit.
Tani Luli po ua djeg kartat të dyve dhe po shpallet babai i PD.
Lëvizja është më e thellë dhe synon të nxjerër Doktorin nga lista e PD, duke i thënë se tani nga “dhëndër brenda”, u bëra baba dhe më takojnë çelësat e shtëpisë.
Kjo mund të nxisë një luftë mes fëmijëve biologjikë dhe fëmijës së birësuar, ose “dhëndrit brenda” në këtë rast.
Këtë gjë duket se Luli nuk e ka llogaritur.
I kuptoj shumë pyetje të thjeshta të njerëzve, nëse Luli është babai, kush është nëna e PD.
Shumë vetë thonë Gaz Badhi, por ky është ekzagjerim, se nëna nuk është vetëm për seks, duhet dhe të lindë.
Dikush thotë nuk ka nevojë për nënë.
Të tjerë thonë është Argita.
Të gjitha këto janë supozime të kota.
Ka plot komunistë që thonë baba i PD është Ramiz Alia.
Tani meqë Luli ngjan me djalin e Enverit, do na dalë dhe ai baba i PD.
Ndaj debati është jo serioz.
Unë mendoj se Luli e ka thënë nisur nga lëvizjet e Trumpit në SHBA, Edi Ramës në Shqipëri, por dhe Merkelit në Gjermani, që ngjan si nëna e kombit.
Deri këtu e ka pasur idenë.
Më tutje është mirë të mos e komplikojë, se ‘kur ndahet pasuria, prishet shtëpia’”.