Trukimet e ndeshjeve janë kryefjala në Armeni. Federata e shtetit të Azisë Perëndimore, ka përjashtuar 5 klube dhe 58 persona, pas akuzave për manipulim masiv të ndeshjeve në Ligën e Dytë, ku 45 prej tyre janë përjashtuar përjetë nga futbolli, midis të cilëve lojtarë, trajnerë dhe zyrtarë klubesh.
Fenomeni i trukimeve të ndeshjeve është rikthyer edhe në Shqipëri, ku në ndeshjen Bylis-Tirana u vunë re elementë të dyshimtë si lëvizja e koefiçenteve.
Në pjesën e parë Tirana kryesonte 0-1, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë u vu re një ulje e ndjeshme e koeficientit të fitores së Bylisit.