Një aksident aspakt i zakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur ura e Milotit, pranë Pllanes, ku mbetën të plagosur rëndë tre persona.
Një kamion i cili po udhëtonte në drejtim të një treni në lëvizje i linjës Shkodër-Tiranë, është përplasur dhe ka përfunduar në një kanal poshtë kësaj ure disa metra të lartë.
Nga burimet e policisë mësohet se në aksident ka mbetur i plagosur rëbdë drejtuesi i kamionit A.P, 44 vjeç dhe pasagjeri me iniciale E.Gj, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore pranë spitalit të Lezhës.
Mësohet se tre të plagosurit në aksident janë jashtë rrezikur për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./Tellalli