Pas përditësimin e të dhënave të 24 orëve të fundit të të prekurve me COVID-19, ku njoftua se janë identifikuar 90 raste të reja të infektuar me koronavirus, ka ardhur reagimi i fortë i ambasadorit të BE, Luigi Soreca-s.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca bën thirrje që të ruhet distancimi social.
“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta kundër COVID 19 nuk ka mbaruar!
Mbajtja e distancës sociale në vendet publike eliminon në mënyrë të konsiderueshme përhapjen e Covid19!
Kontribuoni në sigurinë kolektive”, bën thirrje Soreca.