osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPAK ndez motorët, regjistrohen plot 428 procedime penale për zyrtarë të lartë e bosë krimi, Arben Kraja zbardh detajet e dosjeve

SPAK ndez motorët, regjistrohen plot 428 procedime penale për zyrtarë të lartë e bosë krimi, Arben Kraja zbardh detajet e dosjeve

Ngritja e Prokurorisë Speciale duket se do të sjellë telashe të shumta për pushtetarët shqiptarë, Ndonëse ka vetëm 6 muaj që është ngritur, SPAK nuk po kursen aspak në hetime. Bashkimi Europian kërkon që brenda vitit të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, por edhe të nisin hetimet në nivele politike.

Sinjalet nga SPAK janë pozitive, pasi në prapaskenë po punohet me ritme shumë të shpejta. Ditën e djeshme, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u ka prezantuar kryeprokurorit Olsian Çela dhe kreut të SPAK, Arben Kraja rekomandimet e qeverisë. Kreu i SPAK Arben Kraja gjatë prezantimit të prioriteteve të qeverisë në luftën kundër kriminalitetit, u shpreh se institucioni i tij po përballet me një ngarkese të çështjeve, ku theksoi se deri tani janë regjistruar plot 428 procedime penale për zyrtarët e lartë dhe bosët e krimit.

Sipas Krajës, 202 kanë ardhur pas shkrirjes së Krimeve të Rënda, ndërsa për pjesën tjetër të dosjeve procedimi ka nisur nga SPAK. Por procedime penale kanë ardhur edhe nga rrethet, ku sipas Krajës vetëm 104 janë pranuar ndërsa 68 janë ridërguar sërish në prokuroritë e rretheve. “Ne kemi pasur një aktivitet të gjerë në këtë periudhë, me shumë ngarkesë, duke nisur që nga numri i punonjësve që ne kemi në dispozicion.

Këtë 6 mujor, ne kemi pasur 428 procedime penale, nga të cilat 202 janë trashëguar nga Prokuroria për Krimet e Rënda dhe pjesa tjetër ka filluar nga ana jonë. Po kështu kanë ardhur nga prokuroritë e rretheve gjyqësore 172 procedime, nga të cilat 104 i kemi pranuar, 68 i kemi ridërguar dhe pjesën tjetër i kemi shqyrtuar”, tha Kraja.

Problematikat e SPAK

Më tej, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ngriti disa problematika me të cilat është përballur kjo strukturë, ndër të cilat përmendi edhe akomodimin në zyra. “Ne jemi në disa zyra provizore ku ushtrojmë funksionet tona, kjo pasi nga ana e ekzekutivit ka filluar rikonstruksioni i gjithë objektit, por ende nuk ka përfunduar, gjithë struktura nuk e merr pagën e plotë siç parashikon ligji”, tha kreu i SPAK-ut, Kraja.

Rekomandimet e qeverisë

Qeveria ka kërkuar nga kryeprokurori Olsian Çela dhe kreu i SPAK Arben Kraja që të nisin luftën ndaj korrupsionit në nivel politik. Gazeta ka siguruar rekomandimet e përvitshme të qeverisë për Prokurorinë e Përgjithshme, ku një fokus i veçantë i kushtohet korrupsionit.

Qeveria ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të nisin hetimet për zyrtarët e lartë që kanë qenë të përfshirë në afera të ndryshme korruptive, ku thekson se deri më tani prokuroria ka dështuar në këtë drejtim duke mos çuar asnjë zyrtar para drejtësisë. Në rekomandime, theksohet se SPAK është ngritur pikërisht për këtë qëllim, të hetojë korrupsionin në nivele të larta.

“Ngritja e Prokurorisë së Posaçme më 18 dhjetor 2019, si institucion i ri, krahas gjykatave të posaçme kundër korrupsionit, si mekanizma të posaçëm për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ndëshkimit të zyrtarëve të lartë, të cilët deri më tani në Shqipëri kanë qenë problematikë dhe kanë ndikuar në pavarësinë e sistemit të drejtësisë, përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e luftës dhe ndëshkueshmërisë kundër këtyre fenomeneve.

Në fillim të vitit 2020 u emërua Inspektori i Lartë i Drejtësisë, institucion i ri i parashikuar nga reforma në drejtësi, i cili është autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve/prokurorëve”, thuhet në dokument./ ELISJEDA KIKO