Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ukrainën, ku ish-portieri i kombëtares është sulmuar nga ish-vjehrra e tij. Olsandar Shovkovski është ndarë nga gruaja me të cilën ka edhe një vajzë që në vitin 2015 dhe sipas ligjit shkon ta takojë apo ta marrë në shëtitje.
Por vizita e fundit nuk ka shkuar si duhet, pasi në momentin që ai ka trokitur reagimi i ish-vjehrrës së tij e ka shokuar. Ajo është shfaqur në katin e dytë dhe e ka sulmuar me sende të forta.
Shovkovski madje është shprehur se ajo mbante në dorë edhe një pistoletë, ku gjatë videos bie në sy se e moshuar mbante diçka në dorë në momentin që ish-portieri ndodhej poshtë.