osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Qeveria i dorëzon rekomandimet prokurorisë: Shqiptarët presin drejtësinë e re, duhet bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit

Qeveria i dorëzon rekomandimet prokurorisë: Shqiptarët presin drejtësinë e re, duhet bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi dje se qeveria pret nga prokuroria “drejtësinë e re, që të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit që është një nga prioritet kryesore edhe për shkak se është një nga 15 pikat e vendosura si kusht për të hyrë në Bashkimi Europian.

Në një takim online me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja, Gjonaj pohoi se për të luftuar korrupsionin duhet bashkëpunim mes institucioneve ligjzbatuese shqiptare me ato ndërkombëtare.

“Lufta kundër korrupsionit mbetet një nga sfidat kryesore edhe për vitin 2020 për garantimin e pavarësisë së institucioneve dhe organeve publike, zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin shoqëror të Shqipërisë. Finalizimi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian mund të arrihet vetëm duke vendosur një standard të lartë në luftën kundër korrupsionit.

Nisur dhe nga problematikat e vitit të kaluar, ku Ministria e Drejtësisë falë edhe raportimit edhe nga Prokurori i Përgjithshëm, por edhe adresimit të një sërë rekomandimeve nga partnerët ndërkombëtarë, të institucioneve ndërkombëtare, ka rekomanduar për vitin 2020 disa nënrekomandime për sa i përket luftës kundër korrupsionit: Shtimin e numrit të hetimeve proaktive dhe numrit të rasteve të përdorimit të metodave speciale të hetimit për këto vepra penale.

Shtimin e numrit të hetimeve për veprat penale në fushën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese. Rekomandohet forcimi i bashkëpunimit në rritjen e numrit dhe cilësisë së hetimeve për rastet e referuara nga task forca ndërinstitucionale antikorrupsion”, deklaroi ajo. Ndërkohë, ministrja Gjonaj rekomandoi një sërë problematikash, duke nënvizuar se pret nga Institucioni i prokurorisë drejtësinë e re për të ashpërsuar më tej luftën ndaj krimit të organizuar dhe plotësimin e pritshmërive dhe eficencës në arritjen e rezultateve të reformës në drejtësi.

“Shqiptarët presin sot përgjigje të shpejta nga prokuroria, pa zvarritje dhe sorollatje, me muaj e me vite; presin që prokuroria të mos mbyllë sytë përpara veprave penale apo, akoma më keq, të bëhet palë me kriminelin, siç kemi vëmë re në disa raste kohët e fundit; presin që prokuroria të mos pushojë a mos fillojë çështje në kundërshtim të hapur me ligjin dhe provat. Presin me pak fjalë drejtësinë e re”, nënvizoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.