“Duhet të na kërkoni falje ne italianëve, pasi kemi paguar mbi 6,500 euro për t’ju kuruar. Keni ardhur në Itali për të na vjedhur, tani duhet të ktheheni në vendin tuaj”.
Kështu iu drejtua eurodeputeti Angelo Ciocca, sot një 26-vjeçari shqiptar, i shtruar në spitalin ‘San Matteo’ në Pavia. Ky i fundit ishte përfshirë në tentative vjedhje, ku mbeti i plagosur nga pronari i banesës në Casteggio, një 56-vjeçar italian, i cili është nën hetim për rastin në fjalë.
‘Ansa’ shkruan se Ciocca i dorëzoi shqiptarit një tabelë me një shumë parash që të përballojë shpenzimet e spitalit. “Ky zotëri, kriminel dhe i paligjshme, që ka ardhur në vendin tonë për të na vjedhur duhet të falënderoj të gjithë italianët për shumën që kanë dhuruar, për të mbuluar shpenzimet financiare. Ne nuk duam kriminelë në territorin tonë. Ne kërkojmë që ligji për rastet e vetëmbrojtjes të ndryshojë”, tha Ciocca.