Manchester City fitoi me goleadë përballjen e prestigjit ndaj Liverpool, ekipit që u shpall kampion javën e kaluar, duke shkurorëzuar pikërisht “Citizens”.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola dominoi nga fillimi në fund duke fituar bindshëm 4-0 ndaj skuadrës së Jurgen Klopp.
De Bruyne me 11-metërsh, Sterling, Foden dhe një autogol i Oxlade-Chamberlain bënë që kampionët e freskët të Premier League të turpëroheshin nga rivalët që renditen në vendin e dytë, plot 20 pikë pas në renditje.