osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

ANALIZA: A po e izolon Franca Ballkanin për shkak të Turqisë?

ANALIZA: A po e izolon Franca Ballkanin për shkak të Turqisë?

Po të ishte në dorën e presidentit francez Emmanuel Macron, Turqia dhe Ballkani Perëndimor nuk do bëheshin pjesë e Bashkimit Europian të paktën edhe për një dekadë. Pas ardhjes në pushtet, në 2017-n, ndër vendimet e para të Macron në skenën ndërkombëtare ishte ndërprerja e negociatave të integrimit me Ankaranë.

Në një takim në Paris, Macron ia tha hapur homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, se Turqia nuk ka asnjë shans për përparim drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Disa muaj më vonë, në një fjalim në Parlamentin Europian, Macron deklaroi se Turqia po kthehej në një faktor destabilizues në Ballkanin Perëndimor dhe se po përhapte në rajon metodat e udhëheqjes autoritare. Presidenti francez është ndër të paktët liderë europiane që ka folur me zë të lartë për rritjen e ndikimit turk në Ballkan, por kjo nuk ka bërë që ai t’i mbajë vendet e rajonit më afër, përkundrazi.

Macron bllokoi për dy vite rresht hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke deklaruar vazhdimisht se jo vetëm Tirana dhe Shkupi, por në përgjithësi i gjthë rajoni nuk ishte gati të anëtarësohej në BE. Një nga arsyet e prapambetjes së rajonit janë, sipas Macron, tentakulat e Turqisë dhe Moskës në Ballkan.

Komentet mbi komunitetin mysliman në rajon, sidomos ato për Bosnje Hercegovinën, të cilën e cilësoi si një minë me sahat për shkak të xhihadistëve, kanë bërë shpesh që presidenti francez të akuzohej për islamofobi, sidomos nga Turqia. Megjithatë, kur bie fjala tek zgjerimi i BE-së, Macron nuk duket i gatshëm të konkurrojë me Turqinë për ndikim në Ballkan, përkundrazi, presidenti duket se sheh një re të zezë kudo që është Ankaraja.

“Ballkani është kthyer në një zonë nën ndikimin e Turqisë për shkak të komuniteteve myslimane atje”, do të deklaronte Macron në Parlamentin Europian. “Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve”.

Duke ndjerë trysninë e madhe të rivalit të ri nga Bosfori, Macron duket se ndoqi një strategji për izolimin e Ballkanit, në mënyrë që Turqia të mos shtrinte ndikimin e saj brenda BE-së.

Sipas analistit Savash Veliu, Macron vendosi veton për negociatat me Shkupin dhe Tiranën në BE duke thënë “lini jashtë qytetarët e Ballkanit sepse janë kthyer me fytyrë nga Turqia”.

“Thjesht, Franca është e para që e ka kuptuar se fuqia e vetme që ka ndikim në të gjithë Ballkanin është Turqia, prandaj është më e zëshmja kur bie fjala tek Ankaraja”, thotë Veliu. Rusia ka ndikim në rajonet sllavo-ortodokse dhe e paraqet veten si “qen roje” me vlera konservatore dhe kundër-model për “Perëndimin dekadent”. Turqia, në anën tjetër, është e lidhur jo vetëm me myslimanët në Ballkan, po edhe me Serbinë e Malin e Zi dhe ka ndikim në të gjithë rajonin mesdhetar. “Turkish Airlines” mbulon rajonin më mirë se çdo linjë tjetër ajrore, ndërsa serialet televizive turke janë jashtëzakonisht të popullarizuara, përkundër fakteve të historisë. Nga ana tjetër, Kina është kryesisht e pranishme vetëm si investitor”, deklaron ai.

Ndikimi në rritje i këtyre fuqive të mëdha paraqet realitete të reja për Ballkanin. Moska po lufton në rajon për të zvogëluar ndikimin perëndimor, veçanërisht atë të NATO-s.
Në anën tjetër, Ankaraja po predikon gjithnjë e më shumë mbështetje për vendet anëtare përballë BE-së dhe është aty sa herë që Gjermania dhe Franca i lënë në baltë.

Nuk duhet harruar se Turqia është një eksportues i madh i mallrave në Ballkan, veçanërisht i produkteve ushqimore dhe ka marrë një sërë kontratash të rëndësishme për ndërtimin e rrugëve, hidrocentraleve apo hekurudhave.

Këto zhvillime nuk i kanë shpëtuar “syrit” të Macron, i cili po u bën presion të jashtëzakonshëm vendeve të NATO-s dhe BE-së të frenojnë ndikimin e Turqisë në Libi. Ndikimi që Turqia ka në rajon merr një rëndësi edhe më të madhe në dritën e përplasjeve të fundit midis Francës dhe Turqisë, për shkak të ndërhyrjes së Ankarasë në Libi dhe Mesdhe. Macron la pezull përfshirjen e Francës në forcën detare të NATO-s në Detin Mesdhe pas përplasjeve me anijet luftarake turke, mes tensioneve në rritje brenda aleancës ushtarake mbi konfliktin në Libi. Vendimi vjen pasi NATO nuk pranoi të dënonte ndërhyrjen e Turqisë në Libi.

Në hakmarrje, Franca mësohet se këmbënguli për mos hapjen e kufijve të BE-së me Turqinë edhe pse kjo e fundit i përmbushte kushtet dhe mësohet se nuk ka qënë dakord as për hapjen e kufijve me vendet e Ballkanit. Kjo betejë mes Francës dhe Turqisë ka të ngjarë të zhvendoset në Ballkan, ku Ankaraja po shtrin edhe më shumë ndikimin në rajon për shkak të pandemisë.

Ndërkohë që BE ndaloi fillimisht eksportin e ndihmave mjekësore në rajon, Turqia ka dërguar furnizime me pajisje mjekësore në të gjitha vendet e Ballkanit. Hapi tjetër i vendit është të pozicionojë veten si një alternativë ndaj BE në kohëra krize, duke përfituar nga izolimi i vazhdueshëm i Ballkanit Perëndimor nga Brukseli.

Objektivi diplomatik është i qartë: Përdorim pandeminë për të mbështetur vendet në nevojë dhe për të përmirësuar imazhin e Turqisë në skenën ndërkombëtare. Kjo stuhi mosmarrëveshjesh Francë-Turqi rrezikon të dëmtojmë ekuilibrin e brishtë politik ku po qëndron Ballkani.

E vërteta është se Turqia nuk ka një plan të madh ose një ofertë gjithëpërfshirëse për të konkurruar me BE-në. Por me Macron që duket i vendosur për të mbajtur në izolim Ballkanin Perëndimor, mund të fillojmë ta shohim Erdoganin edhe më shpesh në Tiranë, Beograd, Sarajevë ose Shkup.(SI)