osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Edhe Austria bllokon kufijtë me Shqipërinë, Gjermania lejon kalimet vetëm për Malin e Zi, Rama e cilëson politik vendimin për Ballkanin

Edhe Austria bllokon kufijtë me Shqipërinë, Gjermania lejon kalimet vetëm për Malin e Zi, Rama e cilëson politik vendimin për Ballkanin

Austria është vendi i radhës që ka bllokuar kufijtë për Shqipërinë. Austria ka vendosur të ndalojë të gjitha fluturimet me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të shtimit të rasteve të infektimeve me koronavirus. Vendimi prek fluturimet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.

Po ashtu vendimi vlen edhe për serbët dhe malazezët, për të cilët dje janë hequr kufizimet e udhëtimeve në kushtet e pandemisë për hapësirën Shengen, siç vendosën javën e kaluar ambasadorët e vendeve të unionit. “Në disa vende të Ballkanit Perëndimor situata është përkeqësuar. Ndaj dua të njoftoj sot këtu vendosjen e nivelit 6 të alarmit për udhëtimet për të 6 vendet e rajonit”, thuhet në vendim.

Shtetasit që duan të hyjnë në territorin austriak duhet të izolohen në karantinë për 14 ditë, ose të paraqesin rezultatet e analizave të kryera ditët e fundit, për të vërtetuar se nuk janë të infektuar nga Covid-19. Me vendosjen e nivelit 6 të alarmit, që është edhe më i larti, qeveria austriake u bën thirrje shtetasve të saj të mos udhëtojnë drejt Ballkanit Perëndimor. Ndërsa atyre që ndodhen aktualisht në këto shtete u bëhet thirrje të largohen.

Sakaq Austria nuk i ka rekomanduar pushimet në Ballkan për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve. Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg deklaroi nga Vjena se do të aplikohet përsëri niveli më i lartë i paralajmërimit për të mos udhëtuar në këto shtete. Po ashtu edhe ministrja e Integrimit e Austrisë, Susanne Raab tha se nuk duhet të ndërmerren në asnjë mënyrë udhëtime për pushime në Serbi, Kosovë, Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi, duke pasur parasysh 530.000 vetë në Austri që kanë rrënjë familjare në ish-Jugosllavi.

Gjermania lejon kalimet vetëm për Malin e Zi

Ndërkohë që të gjithë vendet e Bashkimit Europian po bllokojnë Shqipërinë të lëvizë drejt këtyre vendeve, edhe Gjermania ka bërë të njëjtën gjë. Gjermania do të lejojë sërish hyrje të pakufizuar në vend për shtetas nga njëmbëdhjetë vende jo anëtare të Bashkimit Europian, por nga vendet e Ballkanit Perëndimor përfiton vetëm Mali i Zi. Kabineti qeveritar ka vendosur që hyrja në Gjermani vlen për udhëtarët nga Australia, Gjeorgjia, Kanada, Mali i Zi, Zelanda e Re, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Për Shtetet e Bashkuara, kufizimet e hyrjes fillimisht do të vazhdojnë të zbatohen. Sakaq për Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën lejimi do të vlejë vetën nëse këto vende do t’i lejojnë nga ana e tyre gjermanët të hyjnë në ato shtete. Heqja e vendimit për mbylljen e kufijve do të hyjë në fuqi të enjten. Kështu ka njoftuar Ministria e Brendshme e Gjermanisë. Qeveria gjermane orientohet për këtë vendim në një vendim të vendeve anëtare të BE. Sipas tij, shtetas nga 14 shtete duhet të lejohen të hyjnë përsëri në BE. Lista do të rishikohet çdo dy javë.

Rama e cilëson politik vendimin për Ballkanin

Në lidhje me bllokimin kufijve ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar si vendim politik bllokimin e kufijve për Ballkanin Perëndimor. BE ka vendosur që të hapë kufijtë vetëm me Serbinë dhe Malin e Zi. “Dje komunikoja me Brukselin për listën e vendeve që do të hyjnë në këto rrugët e hapura në dy javët e para për koronavirusin. Tek diskutimi në Bruksel, kishte shtete europiane që thoshin nuk duam të dimë fare as për shifra dhe lista, askush, nuk duam të na vijnë nga Ballkani, Turqia, bota, njerëz të infektuar. Kjo është politikë”, tha Rama.