Sot shënohen 30 vite nga eksodi historik i shqiptarëve, të cilët mësynë në dyert e ambasadave të huaja në Tiranë dhe kërkuan të largoheshin jashtë Shqipërisë për të shijuar lirinë e munguar.
Teksa e kujton këtë ditë të rëndësishme për historinë shqiptare, kryeministri Rama jep edhe një mesazh të fortë.
Sipas Ramës, kjo është një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë.
“MIRËMËNGJES
30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë.”, shkruan Rama.
<