Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Mësohet se Hoti do të mbërrijë në Tiranë, në orën 09.30 dhe do të zhvillojë një takim me homologun e tij shqiptar, Edi Rama.
Ky i fundit, vetëm pak ditë më parë ishte në Kosovë, ku përgjatë dy ditëve zhvilloi takime me politikanët, pak pas publikimit të aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe 9 bashkëluftëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Hotit në Shqipëri, e cila u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.