Nëse jeni në një marrëdhënie, dhe seksi me partnerin ka filluar të bëhet monoton, atëherë provoni disa vende të reja për ta bërë seksin më të bukur. Ja disa sugjerime:
Në dush:
Pishinat, apo plazhet janë të rrezikshme pasi ju rrezikojnë nga SST dhe infeksionet e tjera. Dushi është vendi më i sigurt por edhe që ju garanton kënaqësi.
Në shkallë:
E keni menduar ndonjëherë të bëni seks në shkallët e një ndërtese? Nëse i keni brenda në shtëpi aq më mirë akoma, por seksi në shkallë është interesant.
Në plazh:
Jo brenda në det, por në bregun e detit. Shtroni një mbulesë, gjeni një moment të përshtatshëm larg syrit të njerëzve dhe dhurojini vetes dhe partnerit shumë kënaqësi.
Në avion:
Është spontan, i bukur dhe ju dhuron një eksperiencë të paharrueshme. Duhet ta provoni.
Në oborrin e shtëpisë:
Është i ngjashëm me seksin në natyrë, por është më intim. Provojeni më mirë gjatë darkës.
Në një event:
Merrni pak kohë dhe shkëputuni nga festa së bashku me partnerin. Do jetë eksperiencë e paharrueshme.
Në makinë:
Nëse nuk e keni provuar ende, nuk keni çfarë të prisni. Seksi në makinë është fantastik.
Në shtëpinë e një miku:
Do jetë sekreti juaj, dhe një vend ndryshe. Provojeni.
Në kolltuk:
Krevati bëhet i marzitshëm ndonjëherë. Spostohuni në kolltuk.
Në hotel:
Kjo vlen për ata çifte që bashkëjetojnë. Shkëputuni nga shtëpia për të shkuar në hotel. Do jetë romantike dhe e paharrueshme.
Përballë pasqyrës:
Është interesante të shohësh veten teksa bën seks. Duhet ta provoni.
Në ashensor:
Ky është një nga vendet më të bukura dhe më aventurier. Provojeni