Me stilin e saj të veçantë, Armina Mevlani është kthyer në frymëzim për vajzat e brezit të ri. E si pasojë ajo është një nga blogeret më të njohura dhe të ndjekura në Shqipëri.
Por mesa duket fama e Arminës nuk vjen vetëm nga të rinjtë, sepse ajo është shumë e pëlqyer edhe nga të moshuarit. Ditën e sotme në “Instagram”-in e saj blogerja ka postuar dy fotografi shumë interesante, në të cilat shihej një letër e shkruar me shkrim dore. Kjo letër i është dërguar Arminës si dhuratë nga një zonjë e moshuar.
Në letrën e dërguar thuhej: “Unë që po të shkruaj jam një pensioniste. Shkak u bë emisioni i Rudinës, ku midis të tjerash në ambientin e punës ju kishit edhe këndin e artistëve. Në rininë time kam qenë e apasionuar pas artistëve dhe mundohesha të gjeja fotografitë e tyre. Disa prej tyre më kanë mbetur edhe sot, prandaj vendosa që t’i dërgoj ty (9 fotografi). T’i dhuroj me kënaqësi mbase të duhen për të zbukuruar këndin”./ panorama