Ndodh shumë rrallë që Angelina Jolie të tregojë detaje të divorcit nga Brad Pitt. Por, tani, pas disa vitesh, aktorja zbuloi më në fund arsyet e ndarjes së bujshme që habiti të gjithë.
Gjatë një interviste për “British Vogue”, Jolie deklaroi: “U ndava për të mirën e familjes. Ishte vendimi i duhur dhe vijoj të përqendrohen te mirëqenia e fëmijëve”.
Zbulohet më në fund arsyeja e ndarjes së një prej
Aktorja e “Lara Croft” dhe “Malefiecient” theksoi: “Disa përfituan nga heshtja ime dhe fëmijët shikojë në media lloj-lloj gënjeshtrash mbi ta, por u kujtoj gjithnjë se e njohin të vërtetën dhe mbi të gjitha veten e tyre”.
Jolie i përshkroi fëmijët si gjashtë të rinj gjithë kurajë dhe shumë të fortë. Nga martesa me Brad Pitt erdhën në jetë Shiloh 12 vjeçe dhe binjakët 11-vjeçarë Knox e Vivienne. Më parë çifti kishte adoptuar Maddox 18 vjeç, Pax 16 vjeç dhe Zahara 15 vjeç.