Një sulm i përgjakshëm ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në Greqi, ku një shqiptar është qëlluar në mes të rrugës.
Të shtënat gjatë natës së Pashkëve kanë alarmuar policinë helene, e cila ka nisur hetimet. Ende nuk dihen autorët e ngjarjes, ndërsa shqiptari ende i paidentifikuar ka marrë plagë në këmbë.
I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa nuk dihet ende si është gjendja e tij shëndetësore.