Pronari i Fast Food-it, në të cilin shpërtheu bombola e gazit ditën e djeshme në kryeqytet, ka ndërruar jetë.
Policia njofton se 50-vjeçari Shkëlqim Plaku nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra.
Ngjarja në fjalë ndodhi dje rreth orës 06:40 të mëngjesit në rrugën “Ibrahim Rugova”, pranë ambasadës ruse. Burime zyrtare thanë se shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit, e për pasojë mbeti i plagosur pronari i biznesit, i cili ndërroi jetë sot.
NJOFTIMI I POLICISË
Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr.
Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr. Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit. Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.