Një 53-vjeçar i ka mbijetuar një sulmi në zemër, duke u “ringjallur” 18 orë pas ndalimit të organit që mban gjallë qenien njerëzore. Mjekët thonë se probabiliteti i tij për të mbijetuar ishte pranë zeros, por një rënie në temperaturën e trupit e mbrojti trurin e tij dhe organet e tjera.
Zemra e tij pushoi së rrahuri për 18 orë, por 53-vjeçari është ende gjallë për shkak se trupi i tij ishte shumë i ftohtë dhe i dha kohë mjekëve ta shpëtonin atë.
Pacienti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, tani po trajtohet me ndihmë mjekësore në spital dhe nuk vuan ndonjë dëmtim të trurit.
Ekspertët mjekësorë kanë thënë se mbijetesa e tij është një ‘aventurë mjekësore dhe njerëzore’. Times raportoi se burri francez u raportua i vdekur dhe kishte humbur pasi ishte larguar nga shtëpia e vëllait të tij në Béziers, Montpellier më 12 mars.
Të afërmit e gjetën trupin në një lumë dhe thirrën mjekët, të cilët zbuluan se po vuante hipotermi me një temperaturë trupore prej 22 ° C, në vend të 37 gradë që është normale.
Mjekët i bën masazhe të zemrës për më shumë se katër orë para se ta vendosin atë në një makinë zemre-mushkëri. Kjo e mbajti gjallë derisa temperatura e trupit u rrit mjaftueshëm për ta bërë një përpjekje tjetër për të rikthyer rrahjet në zemrën e tij.
Jonathan Charbit, i ngarkuar me njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar të Montpellier, tha për Times-in se mbijetesa e pacientit ishte sepse rënia e temperaturës së trupit e kishte mbrojtur trurin e tij dhe organet e tjera dhe shërbimet emergjente e kuptuan këtë.
Ai tha: “Ky është një rast i veçantë, është gjithashtu një aventurë e jashtëzakonshme mjekësore dhe njerëzore, pasi probabiliteti i tij për të mbijetuar ishte afër zeros”.