Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka kaluar një natë aspak të zakonshme. Ajo feston sot ditëlindjen e saj, ndërsa festa ka nisur që në orën 00:00. Dhuratën e parë Kryemadhi e ka marrë nga anëtarët e LRI, me një tortë dhe festë surprizë. Kjo duket se e ka gëzuar së tepërmi kryetaren e LSI, e cila nuk i ka përmbajtur dot emocionet dhe ka ‘harbuar’ mes të rinjve, duke kërcyer në mes të natës vallen e Kukësit.
Në një video të publikuar në media, duket Kryemadhi që kërcen si ‘e çmendur’ me të rinjtë e LRI, të cilët nuk kanë harruar dhe çizmet e famshme të Kryemadhit, teksa kanë vendosur t’ia kujtojnë në këtë ditëlindje. Ata i kanë bërë një poezi, ku përmendin çizmen, me të cilën pak kohë më parë Kryemadhi tentoi të godasë kryeministrin Rama në Kuvend.
Disa me çizme shtypin,
Disa me çizme motivojnë,
Disa shkelin të pamundurin,
Disa të tjerë shpresë përçojnë.
E keqja çizmen e dhunës përdor,
Por çizmja e revoltës të keqen e mund,
Është zemra e Monës që na motivon,
Me dashuri dhe besim, një urgagan pafund!
GUXO, LUFTO, FITO MONA