Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e Erion Isufit, kunatit të Lulzim Bashës ndaj deputetit të PS Ervin Bushati.
Isufi kishte paditur deputetin socialist nën akuzën për cënim të nderit dhe personalitetit.
Në të njejtën kohë kërkonte të paguante dëmimin pasuror prej 2 milionë lekësh të reja.
Me rrëzimin e akuzës, Isufi do të jetë i detyruar të paguajë dhe shpenzimet e gjyqit, si palë humbëse. (TemA)