Një baba i dëshpëruar për t’i ardhur në ndihmë djalit të tij të mitur, i cili vuan nga Sindroma West, ose më saktë epilepsi e rëndë, ka bërë një apel për ndihmë për të siguruar disa të ardhura për t’i përmirësuar sadopak gjendjen e tij shëndetësore.
Arian Luka, babai i Dorianit që jeton në Durrës, sqaron përmes videos së publikuar në profilin e tij në Facebook, gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet 2 vjeçari që prej lindjes së tij.
Gjendja shëndetësore e Dorianit është e rënduar dhe Arianit i duhet që ta dërgoj shpesh herë në spital, t’i siguroj ilaçet jashtë vendit, por edhe seancat e fizioterapisë.
Sipas Arianit gjendja e tij ekonomike është e shkatërruar, njësoj si gjendja e tij shpirtërore, pasi që pas lindjes së Dorianit, të gjitha ato çfarë përmendëm më sipër, është munduar t’ia siguroj vetë.
Por sot e ka të pamundur t’i siguroj të gjitha mjetet e nevojshme për përmirësimin e gjendjes së tij, ndaj kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve, me aq sa të munden, të kontaktojnë Arianin pasi çdo kontribut për të është i domosdoshëm.
Kush mundet të kontirbuoj kjo është llogaria bankare e publikuar nga Ariani:
Banka Credins, Durrës, Shqipëri
IBAN: AL75 2121 2471 0000 0000 0133 5133
SWIFT: CDISALTRXXX
KONTAKT: +355676874599