osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Bleu fshesë 3.3 mijë €, anulohet vetingu për Shpresa Beçajn: Pasuria ekskluzive me vlerë 600 mijë $, vajza mbi 300 mijë € apartamente e makina

Bleu fshesë 3.3 mijë €, anulohet vetingu për Shpresa Beçajn: Pasuria ekskluzive me vlerë 600 mijë $, vajza mbi 300 mijë € apartamente e makina

Nga Adriatik Doçi

Është anuluar për herë të dytë seanca dëgjimore e planifikuar për të njohur ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçajn, me rezultatet e verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Fillimisht, Komisioni i Vetingut njoftoi datën 3 qershor 2020 për zhvillimin e seancës dëgjimore për Shpresa Beçajn.

Një ditë para, Komisioni i Vetingut njoftoi anulimin e seancës dhe shtytjen e saj për datën 17 qershor, pasi zonja Beçaj kishte paraqitur një raport mjekësor, duke pretenduar se ishte sëmur. Ndërkaq, sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar anulimin e seancës së nesërme për Shpresa Beçajn, pa asnjë arsyetim. Gjithashtu, në njoftimin e Komisionit të Vetingut nuk caktohet një datë tjetër për zhvillimin e seancës dëgjimore.

Po cila është pasuria e deklaruar nga Shpresa Beçaj ndër vite? Pasuria në total e deklaruar nga Shpresa Beçaj, bashkë me vajzën dhe bashkëshortin, ka një vlerë rreth 600 mijë USD. Në vitin, që përkon me vitin që u rikthye në gjyqësor me vendim të KLD me kryetar Ilir Metën, Shpresa Beçaj ka blerë një fshesë me vlerë 3 330 euro.

Zonja Beçaj deklaron 5 390 000 lejë të ardhura nga fitimi i gjyqit me KLD, i cili nuk e lejoi të rikthehej në gjyqësor sipas e parashikon ligji, kur i mbaroi mandati si kryetare e Gjykatës së Lartë. Por, Beçaj thotë se i ka marrë rreth 9 mijë USD borxh dhëndrit për të paguar dritat, ujin dhe shpenzimet e telefonit për periudhën 2013-2018, ndërsa 1 940 000 lekë ia ka marrë djalit të tezes së bashkëshortit.

Në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2003, Shpresa Beçaj deklaron një apartament 1+1 me sipërfaqe 50 m2. Përpos pagës si gjyqtare, në vitin 2005, Beçaj deklaron një apartament tjetër 120 m2 me vlerë 7 200 000 lekë si dhe 11 mijë euro mobilie. Për të blerë këtë pasuri ka marrë një kredi 5 000 000 lekë, ndërsa pjesën tjetër i deklaro kursime nga paga.

Në vijim njërin apartament, atë 1+1 e jep me qira. Në vitin 2009, vajza Selvi Beçaj deklaron një makinë me vlerë 9 200 euro. Vajza thotë se ka punuar si gazetare në një televizion privat dhe pedagoge. Po ashtu, gjyqtarja vijon të deklaroje edhe të ardhura modeste të bashkëshortit si mekanik.

Në vitin 2010, vajza Selvi Beçaj blen një tjetër makinë, tip AUDI, tashmë në vlerën rreth 28 mijë euro. Si të ardhura, gjatë këtij viti, Selvi Beçaj deklaron rreth 46 mijë euro si sekretare në Ambasadën Shqiptare në Austri. Ilir Meta, në atëe kohë ministër e Jashtëm, ka deklaruar se ka ndërhyrë për ta emëruar Selvi Beçajn në ambasadë, ku për rrjedhojë Meta i thotë Dritan Priftit se i mbyll çështjen në Gjykatën e Lartë me anë të Shpresa Beçajt. Në atë kohë, Shpresa Beçaj ishte kryetare e Gjykatës së Lartë.

Ndërkaq, Selvi Beçajn thotë se makinën me vlerë 46 mijë euro e ka blerë për rreth 28 mijë euro, pra më ulje për shkak të funksionit të diplomates. Si burim të ardhurash, ajo deklaron të ardhurat personale dhe një hua, por nuk ka të dhëna për huanë. Në vitin 2012, bashkëshorti i Shpresa Beçajt blen një makinë me vlerë 12 mijë euro. Gjatë këtij vitit, vajza blen apartament me sipërfaqe 172 m2 me vlerë 160 mijë euro dhe garazh 17 mijë euro.

Si burim, Selvi Beçajn deklaron një kredi 100 mijë euro dhe 77 mijë euro të ardhura nga bashkëshorti Kastriot Ponari. Në 2015, vajza ka blerë një tjerët apartament dhe garazh në Tiranë me vlerë 230 mijë euro, ku si burim deklaron një kredi 230 mijë euro. Nga ana tjetër, bashkëshorti i Shpresa Beçajt deklaron edhe një apartament në Gramsh, përfituar nga privatizimi.

Kush është Shpresa Beçaj?

Zonja Beçaj ka lindur në Kukës dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1983. Me mbarimin e fakultetit është emëruar fillimisht kryesekretare në Gjykatën e Gramshit dhe më pas këshilltare në këtë gjykatë. Në 1987 është emëruar gjyqtare në Gramsh dhe më vitin 1990 gjyqtare në Tiranë. Në vitin 1994 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa 10 vite më vonë, në 2004, është emëruar me dekret të Bamir Topit kryetare e Gjykatës së Lartë.

Çështja e përfolura

Emri i Shpesa Beçajt u përmend në një kontekst komprometues nga Ilir Meta në videoskandalin në zyrën e Dritan Priftit, publikuar në vitin 2011, duke tronditur opinionin publik dhe bërë bujë edhe në arenën ndërkombëtare. Në atë kohë Meta ishte ministër i Jashtëm në qeverinë e Sali Berishës, ndërsa Prifti ministër Ekonomie, i propozuar nga Meta. Duke folur për pazare koncesionesh, emërimesh dhe interesash të ndryshëm, Meta i thotë Priftit se i ka punën mirë me Shpresa Beçajn, pasi i ka emëruar vajzën si diplomate në Austri.

Vajza kandidate e LSI

Në zgjedhjet e 2017, vajza e Shpresa Beçajt, Selvi Beçaj, u kandidua nga LSI, me në krye Metën, në Kukës për deputete, por nuk rezultoi fituese. Gjatë vitit 2012, Gjykata e Lartë shpalli Metën të pafajshëm, duke rrëzuar akuzat e prokurorisë, e cila kërkoi dy vite burg për Metën, për korrupsion aktiv. Beçaj nuk ishte pjesë e trupit gjykues, por kryetare e gjykatës. Kundër pafajësisë së Metës votoi vetëm Ardian Dvorani, i vetmi që i shpëtoi Vetingut, dhe që është vënë në shënjestër të sulmeve nga Meta dhe Berisha.

Bllokimi nga KLD

Zonjës Beçaj i mbaroi mandati në vitin 2013, por KLD me në krye Bujar Nishanin refuzoi ta kthente në drejtësi, si gjyqtare e Apelit, siç e parashikonte ligji. Beçaj fitoi përballjet gjyqësore me KLD. Në maji të vitit 2018, KLD, tashmë me në krye Ilir Metën, e ktheu zonjën Beçaj gjyqtare e Apelit në Tiranë.

Mbyllja e dosjes së Bashës

Disa ditë më parë, Shpresa Beçaj ishte pjesë një turpe gjykuese në Apel, e cila la në fuqi vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku, për mbylljen e dosjes së Lulzim Bashës për lobimin rus. Dy anëtarët e tjerë ishin Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa.

Treshja ‘vulosi’ dosjen e lobimit, duke pushuar akuzën ndaj Lulzim Bashës, lidhur me pretendimet e prokurorisë për falsifikimin e dokumenteve në rastin e mosdeklarimit të 675 mijë dollarëve që kompania amerikane Muzin Capitol Partners kishte pohuar se kishte marrë për aktivitetet në favor të Partisë Demokratike. Pyetja se ku i ka marrë PD 675 mijë dollarë dhe pse nuk i ka deklaruar në KQZ sipas ligjit, ka mbetur pa përgjigje nga drejtësia.(Shqiptarja.com)