Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar një video nga Rruga e Arbrit, nëpërmjet të cilën bën të ditur se brenda këtij muaji, do të asfaltohen 10 km e para, e ndërsa punimet do të mbyllen brenda verës së vitit 2021, ku rruga do të bëhet e aksesueshme për të gjithë.
“Brenda muajit do të asfaltohen 10 km të para. 500 punonjës dhe mbi 200 mjete të tonazhit të rëndë janë angazhuar në këtë proces. Rruga e Arbrit pritet të jetë e aksesueshme brenda verës së vitit 2021”, shkruan Rama.
Rruga e Arbrit pritet t’i shkurtojë 100 kilometra Tiranës, Dibrës dhe Shkupit. Kjo rrugë ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km nga të cilat janë hapur plotësisht 5 tunele. Një volum i madh pune është kryer për ndërtimin e katër urave kryesore.