osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

COVID-19: Sa të sakta janë testet që përdoren në SHBA?

COVID-19: Sa të sakta janë testet që përdoren në SHBA?

Disa muaj pas shpërthimit të koronavirusit, askush nuk e di se sa efektive janë shumë nga testet që përdoren për të identifikuar praninë e virusit dhe ekspertët e disa prej qendrave kryesore mjekësore thonë se është koha për të bërë studime për t’i dhënë përgjigje kësaj çështjeje.

Kur virusi nisi të përhapet, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) përdori fuqitë që i jep shpallja e një situate emergjence për të provuar teste të prodhuara me shpejtësi, bazuar në një numër të vogël studimesh laboratorike që tregonin se ato mund ta identifikonin virusin me sukses.

Kjo është shumë e ndryshme nga studimet e mëdha me pacientë, që mund të zgjasin javë ose muaj, e për të cilat ekspertët thonë se janë të nevojshëm për të krijuar një ide më të qartë mbi saktësinë e testeve.

Përgjigja e shpejtë e FDA-së erdhi kritikash se vonesa në testime dhe pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kishin bllokuar mundësitë për të siguruar teste nga një shtet në tjetrin.

Por tashmë disa ekspertë dëshirojnë që Administrata e Ushqimit dhe Barnave të kërkojë prova më të mira mbi saktësinë e testeve, në mënyrë që mjekët të dinë se sa infeksione nuk arrihen të identifikohen.

Sipas disa gjetjeve paraprake të javëve të fundit, disa teste që identifikojnë infektimin nga COVID-19, kanë shfaqur probleme, përfshirë një që është përdorur çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë. Testet që prodhojnë rezultate të gabuara mund të bëjnë që mijëra amerikanë të besojnë se ata nuk janë prekur nga virusi duke kontribuar në shtimin e rasteve të reja në komunitetet ku jetojnë.

“Në fillim, FDA ndodhej nën presion të madh për t’i nxjerrë këto teste në treg“, thotë doktor Steven Woloshin nga kolegji “Dartmouth”. “Por tani që ka shumë teste është koha të kërkohet cilësi”.

Në një deklaratë të FDA thuhej se tashmë ka kërkuar nga prodhuesit e shumtë të testeve që të bëjnë studime në vazhdim mbi saktësinë e tyre, por pa dhënë informacion se sa prej tyre u ka kërkuar një gjë të tillë mes 110 testeve të autorizuara. Agjencia tha gjithashtu se po gjurmon njoftimet për probleme me testet. Saktësia ka qenë gjithashtu një problem me testet e gjakut që identifikojnë shenja të një infeksioni në të shkuarën.

Asnjë test nuk është 100 për qind i saktë. Kështu në mënyrë rutinore jepen detaje mbi saktësinë për teste të të gjitha llojeve, përfshirë gripin sezonal, hepatitin, HIV-in dhe kancerin. Për shembull, testet e shpejta për identifikimin e gripit dihet se gjejnë 20 për qind ose më shumë të të gjitha rasteve, një faktor që mjekët e peshojnë kur trajtojnë pacientë që kanë simptoma, por që rezultojnë negativë.

Tani për tani, shumica e testeve COVID-19 në SHBA nuk japin të dhëna reale për efektivitetin e tyre, përfshirë se sa shpesh i nxjerrin negativë pacientët me infeksion ose zbulojnë gabimisht prani të virusit. Ky informacion mungon për të gjitha përveç disa nga rreth 80 teste në dispozicion, sipas agjencisë “Associated Press”.

Qeveria në rast emergjence “kërkon një nivel më të ulët provash” sipas agjencisë. Prodhuesve u duhet të tregojnë vetëm se një test “mund të jetë efektiv” në vend të kërkesës së zakonshme për të demonstruar “siguri dhe efektivitet”. Ata duhet t’i përmbushin kriteret për një siguri të lartë pasi qeveria të shpallë se gjendja e emergjencës ka përfunduar.

Shumë nga prodhuesit e testeve dorëzojnë rezultate nga 60 kampione, numri minimal i kërkuar.

Ekspertët thonë se nevojiten studime që përfshijnë një numër të madh pacientësh për të vlerësuar efektivitetin e vërtetë të një testi.

Testimi i kryer në laborator ka pak ngjashmëri me kushtet reale ndonjëherë të papërshtatshme në spitale, klinika dhe vende testimi, vë në dukje doktor Robert Kaplan i universitetit “Stanford”.

“Njerëzit po testohen në parkingje. Vetë pacientët janë jashtëzakonisht të shqetësuar dhe shpesh nuk janë në gjendje t’i ndjekin udhëzimet“, thotë zoti Kaplan. Ai dhe të tjerë ekspertë thonë se këto ndryshime mund të shpjegojnë se pse disa teste nuk japin rezultatin e duhur.