osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E drejta TV, Fatmir Mneri: Skandal i dirigjuar nga vetë FSHF dhe Duka si aksionar i “Digitalb”!

E drejta TV, Fatmir Mneri: Skandal i dirigjuar nga vetë FSHF dhe Duka si aksionar i “Digitalb”!

Kategoria Superiore dhe Kupa e Shqipërisë nuk do transmetohen më nga platforma “Supersport” në vijim. Ky ishte vendimi i Federatës së Futbollit sa i takon të drejtës televizive.

Në njoftimin për shtyp, të shtunën në mbrëmje, organizmi më i lartë i futbollit në vend deklaronte se borxhet që kjo kompani i ka FSHF-së dhe klubeve të futbollit ishin të konsiderueshme, ndërsa duhet theksuar se, vetë presidenti Armand Duka është aksioner te “Digitalb”.

Në kushtet e pandemisë kur sportdashësit nuk hyjnë dot në stadium, FSHF dhe aksioneri i “Digitalb” Duka, bllokojnë ato emocione që dhuron futbolli në Shqipëri.

FSHF bën me dije se ndeshjet do të transmetohen në ëeb-in zyrtar të institucionit, ndërsa fakt është se edhe zoti Duka ka borxh si aksioner i “Digitalb” institucionit të futbollit që drejton! Absurditet, por e vërtetë…

Fatmir Mneri, një nga analistët sportivë mjaft të njohur në vendin tonë, për këtë situatë të paprecedentë të krijuar ka thënë: “U njoha dje dhe për më tej lexova edhe deklaratën për shtyp që doli më pas nga vetë FSHF-ja. Nuk është aspak e hijshme, madje e quaj deri absurde, për faktin se nuk mund ta mbylli tak-fak e për më tepër që abonenti ka bërë një pagesë tashmë që nuk mund të shkojë dot në stadium, kjo është më shumë se e pamoralshme, që individi paguan sipas kushteve që t’i përcakton si kompani! Për të hyrë në temë dhe ajo që është jashtë çdo sensi, kur thua që kemi që në nëtor të vitit të shkuar, si ka mundësi që t’i kujtohesh tani? Pse nuk e ke marrë një masë të atillë më parë? Pastaj kujt ja kanë dërguar një shkresë që e firmos vetë FSHF-ja dhe kreu i saj Duka?!

Kompanisë “Digitalb”, aty ku është aksionar po vetë z. Duka! Kësaj nuk di se çfarë emri që t’i vësh, në një kohë kur Kosova e trasmeton falas dhe ka përparuar këtu në Shqipëri ndodhin çudira. Kjo është një nga ato bëmat e shumta të kësaj FSHF-je, që për më tepër këtë lloj çorbe e ka gatuar po vetë, sepse t’i ke televizionin publik që kërkon një ndeshje falas dhe nuk ja jep, ndërsa kur ke firmosur marrëveshjen me “Digitallb” është bërë pa minimum një garë të ndershme dhe që kemi përfunduar në këtë derexhe! Kjo është një kosto për futbollin doja të thoja, për atë tifozin e vërtetë…

Ne kemi shumë shembuj, por që nuk i ndjekim, jo vetëm Kosova, por edhe Italia, jo më larg se dje apo pardje ka tramsetuar “Rai” ndeshje të Kupës së Italisë, ndërsa këtu FSHF-ja ankohet për moskorrektesë nga “Digitalbi”…! Absurditet i pashembullt, ku e pëson sportëdashësi dhe për më tepër që nuk është momenti dhe koha e duhur për ta bërë një gjë të tillë”, – tha Mneri në prononcimin e tij.