Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i hoqi polica patentën pasi e kapi duke udhëtuar me shpejtësi pranë qendrës tregtare TEG.
Pas publikimit të lajmit në media, Shkëlzeni kërkoi falje publikisht për gjestin dhe tha se e pranoi pa kundërshtuar vendimin e punonjësve të policisë.
Mirëpo sot ai ka publikuar një foto duke dalë xhiro me makinë dhe ka treguar se kush e shoqëron gjatë këtyre ditëve, kur nuk ka patent.
Siç shihet edhe nga fotot, djali i ish-kryeministrit i aka lënë drejtimin e makinës partneres së tij Armina Mevlanit, ndërsa pamjet i shoqëron me fjalët: “Patenta” e re”.