Grida Duma dhe Ervin Salianji duket se po vijojnë më tej romancën e shumëpërfolur.
Pas një perjudhe shkëputje pas skandalit të publikuar në media, ish deputetët e Partisë Demokratike janë shfaqur sërish të shoqëruar me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e djeshme, ata kanë darkuar së bashku pranë një hoteli në zonën e Golemit në Durrës.
Një pushues, ka dërguar për gazetën “TemA” fotografi nga një nga momentet e mbrëmjes romantike të dy ish deputetëve te ambjentet e “Poçaris së Vjetër”.
Ashtu siç edhe është raportuar nga disa media, Duma dhe Salianji kanë një marrëdhënie të gjatë e cila ndikoi edhe në fundin e jetës bashkëshortore për ish ligjvënësen simpatike. (TemA)