Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim ka postuar disa foto nga vizita në qytetin e Beratit. Magjepsës dhe të mrekullueshëm, kështu e cilëson ambasadorja qytetin e Beratit.
“Berati është qytet i mrekullueshëm-magjepsës, udhërrëfyes i mrekullueshëm, kisha antike dhe ikona që të mbushin sytë me lot.
Jam e lumtur të shoh se si USAID ka ndihmuar në zhvillimin e Turizmit”, shkruan Kim, ndërsa ka postuar disa foto nga qyteti dhe kisha e Shën Triadhës