Nuk ishte menduar kurrë, por Dalai Lama do të nxjerrë albumin e tij të parë. CD debutuese e liderit shpirtëror pritet të dalë më 6 korrik dhe do të titullohet “Inner World”, që përkon dhe me 85-vjetorin e tij të lindjes.
Albumi me 11 “këngë”, sjell Dalai Lamën duke recituar mantrat e Budës dhe duke dhënë mësime shpirtërore mbi një bazë muzikore tradicionale tibetiane.
Në disk, do të jenë të pranishëm muzikantë nga e gjithë bota, mes të cilëve, Anoushka Shankar, nominuar për “Grammy”, që do të interpretojë “Ama La”.