Videoja që tregon arrestimin e dhunshëm të shefit të një komuniteti indigjen në Kanada tronditi vendin, duke ndihmuar në rigjallërimin e akuzave të racizmit kundër policisë. Imazhet, raporton BBC në internet, tregojnë arrestimin e Allan Adamit, kreut të komunitetit amerikan vendas të Athabasca Chipewyan, të arrestuar sepse ai kishte një licencë të skaduar.
Burri bllokohet në tokë dhe u gjuajt me grushte nga agjenti i policisë. Episodi ka ndodhur më 10 mars në Fort McMurray, në Alberta. Videoja, rreth 12 minuta, u regjistrua nga kamera në makinën e agjentit. Skena e dhunës ndodhi pas një grindjeje gati pesë minutëshe, në të cilën Adami i kundërvihet agjentit me fjalë fyese, duke thënë ndër të tjera: “Jam lodhur duke u ngacmuar nga policia”.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau e cilësoi videon shokuese, duke kërkuar urgjent nisjen e një hetimi të pavarur. “E dimë që nuk bëhet fjalë për një episod të izoluar. Shumë kanadezë me ngjyrë apo indigjenë nuk ndihen të sigurt nga policia. Është e papranueshme dhe gjërat duhet të ndryshojnë”, -tha Trudeau.