Inter flirton me përmbysjen, por në fund dorëzohet dhe duhet t’i thotë lamtumirë Kupës së Italisë. Pas humbjes 1-0 në sfidën e vajtjes, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertën e Napolit. Zikaltërit ndezën shumë shpejt shpresat për të luajtur në finale kur kaluan në epërsi që në minutën e 3-të me Eriksen.
Pavarësisht përpjekjeve, miqtë dështuan në të gjitha tentativat e tyre për të dyfishuar shifrat. Napoli kaloi “vuajtjen” dhe në minutën e 41-të suprizoi me një kundërsulm të shpejtë të finalizuar nga Mertens. Goli i sulmuesit belg vulosi kualfikimin e Napolit, që në finalen e së mërkurës do të përballet kundër Juventusit.